Shqipëria Postuar më 16 Korrik 2025, 12:51

Anëtarësimi i Shqipërisë në BE/ Kos: Bisedimet po përparojnë më shpejt se kurrë!

Nga Edel Strazimiri

Anëtarësimi i Shqipërisë në BE/ Kos: Bisedimet po

Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos vlerësoi se bisedimet e anëtarësimit në Bashkimin Europian me Shqipërinë po përparojnë më shpejt se kurrë.

Kos shoti gjithashtu se “përparimi në negociata është një shenjë e qartë e angazhimit të Shqipërisë dhe mbështetjes së vazhdueshme të Bashkimit Evropian dhe përfshirja e të gjithë shoqërisë do të jetë thelbësore për të arritur qëllimin e Shqipërisë për të mbyllur negociatat deri në vitin 2027”.

“Negociatat e pranimit midis Shqipërisë dhe BE-së po përparojnë me një ritëm të paparë, siç dëgjuam, me disa momente të rëndësishme të përmbushura tashmë në muajt e fundit dhe më shumë që do të vijnë”, vlerësoi komisionerja.

“Ne vazhdojmë të ruajmë fokusin shumë të fortë në reformat në fushën e shtetit të së drejtës dhe luftës kundër korrupsionit. Shqipëria pritet të konsolidojë më tej përparimin shumë të mirë në këtë fushë”, shtoi ajo.

Përparimi i shpejtë në negociatat e pranimit, sipas Kos, “është një sinjal i qartë se ne qëndrojmë me Shqipërinë dhe jemi vërtet të përkushtuar për të shënuar një rrugë të qartë për pranimin në BE”.

“Zgjerimi është një projekt i tërë shoqëror dhe do të nevojitet një pjesëmarrje e plotë e të gjithë shoqërisë shqiptare për të arritur ambiciet e Shqipërisë. Qëllimi realist i mbylljes së të gjithë kapitujve negociues është deri në fund të vitit 2027”, përfundoi ajo.

Live TV

Të fundit
30 Nëntor

...

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

30 Nëntor

...