Shqipëria Postuar më 11 Dhjetor 2024, 18:31

Anëtarësimi, BE: Presim zbatimin e reformave/Gonzato: S’ka kthim për “drejtësinë”. Rama: Ishte vullnet i qeverisë. Spiropali: Sfidë, korrupsioni

Nga Ola Mitre

Anëtarësimi, BE: Presim zbatimin e reformave/Gonzato: S’ka kthim

Bashkimi Evropian pret zbatimin e reformave për arritjen e afateve ambicioze të vendosura nga vetë qeveria për integrimin brenda 2030, ndërkohë që administrata e pakorruptuar dhe institucionet transparente janë themelore në këtë drejtim”. Nga takimi i nivelit të lartë “Shqipëria 2030 në BE – Rruga e Reformave”, ambasadori i BE në vendin tonë, Silvio Gonzato ndër të tjera theksoi edhe nevojën për garantimin e pakthyeshmërisë së reformës në drejtësi. Ndërkohë që kryeministri Edi Rama ripërsëriti qëndrimin se pa vullnetin e qeverisë, SHBA dhe BE-së kjo reformë nuk do ishte realizuar.

Për kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali hapja e negociatave tregoi përparimin e bërë nga vendi ynë, por gjithsesi ende shumë sektorë mbeten të rrezikuar nga korrupsioni, duke kërkuar që plani që po hartohet t’i adresojë këto çështje.

E pranishme në aktivitet ishte edhe kryenegociatorja Majlinda Dhuka e cila theksoi se vendi ynë është angazhuar të zbatojë 885 masa, me qëllim plotësimin e kushteve për anëtarësim të BE, ndërkohë që më shumë se gjysma e tyre lidhen me shtetin e së drejtës. Ndërkohë që, ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni tha se përmbushja e zotimeve duhet të kryhet me urgjencë, duke kërkuar përfshirjen e të gjithë aktorëve. Në total janë 157 institucione që duhet të performojnë, në mënyrë që Shqipëria të ketë sukses në anëtarësim në Bashkimin Evropian, teksa 32 prej tyre nuk janë të varur nga qeveria.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat