Amnistia penale pritet të lirojë rreth 10% të të burgosurve - Gogu: Më shumë mundësi për rehabilitim

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, prezantoi në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike projektligjin e ri “Për dhënie amnistie”, duke theksuar se zbatimi i tij pritet të sjellë një ulje të ndjeshme të numrit të personave që vuajnë dënimin në institucionet penitenciare.
Sipas ministrit, aktualisht kapaciteti i sistemit të burgjeve në vend është 5 292 vende, ndërsa numri i personave të akomoduar arrin në 4 769. Me hyrjen në fuqi të amnistisë, pritet që popullata e burgjeve të reduktohet me rreth 10%.
“Vlerësimet tona tregojnë se pas zbatimit të këtij ligji do të kemi një ulje afërsisht 10% të numrit të të dënuarve në sistemin penitenciar”, deklaroi Gogu para deputetëve.
Megjithatë, ministri sqaroi se reduktimi i numrit të të burgosurve nuk është objektivi kryesor i nismës ligjore. Sipas tij, përfitimi më i madh lidhet me mundësinë për të përmirësuar kushtet dhe cilësinë e trajtimit për personat që do të vijojnë të qëndrojnë në institucionet e vuajtjes së dënimit.
“Ky nuk është qëllimi themelor i amnistisë, por është një efekt pozitiv që na krijon më shumë hapësira dhe mundësi për të ofruar trajtim më cilësor për të dënuarit e tjerë”, u shpreh ai.
Gogu nënvizoi gjithashtu se koncepti i drejtësisë nuk duhet të kufizohet vetëm te ndëshkimi, por edhe te vlerësimi i momentit kur masa e dënimit ka arritur qëllimin e saj.
“Drejtësia nuk matet vetëm me aftësinë për të ndëshkuar. Ajo matet edhe me aftësinë për të kuptuar kur dënimi e ka përmbushur funksionin e vet dhe kur shoqëria mund të ofrojë një mundësi të re integrimi”, deklaroi ministri.
Projektligji për amnistinë pritet të shqyrtohet më tej në Kuvend, ndërsa qeveria argumenton se ai do të ndikojë pozitivisht në procesin e rehabilitimit dhe riintegrimit social të kategorive përfituese.
Nis projekti EU4FoodSafety: 13.5 milionë euro për forcimin e sigurisë ushqimore në Shqipëri
Në Ditën Botërore të Sigurisë Ushqimore u prezantua në Tiranë projekti EU4FoodSafety, një iniciativë e re që synon përmirësimin e standardeve të sigurisë......
Milot-Balldren, tunel 850 metra për anashkalimin e Lezhës - Detajet e projektit për aksin 17 km, që synon zgjidhjen e trafikut
Teksa Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë shpalli konsorciumin fituesin për segmentin rrugor Milot – Balldren, dokumentet shoqëruese të procedurës......
Inflacioni arrin në 3% në Maj/ Norma preku objektivin e Bankës së Shqipërisë, çmimet vijojnë të rriten
Inflacioni në Shqipëri u ngjit në 3% gjatë muajit maj, duke arritur nivelin objektiv të Bankës së Shqipërisë dhe duke sinjalizuar rritje të presioneve mbi......
Shqipëria bashkohet me nismën rajonale për transport më të sigurt ndaj rreziqeve klimatike
Shqipëria është bërë pjesë e një marrëveshjeje rajonale që synon forcimin e rezistencës së infrastrukturës së transportit përballë ndikimeve të ndryshimeve......
Windows rikthehet fuqishëm në Shqipëri/ iOS mbetet lider, ndërsa Android regjistron rënien më të madhe
Tregu shqiptar i teknologjisë po kalon një periudhë ndryshimesh interesante, teksa preferencat e përdoruesve për sistemet operative kanë lëvizur ndjeshëm......
Industria shqiptare synon 80% rritje në 2030 - “Made in Albania”, drejt më shumë eksporteve
Industria përpunuese pritet të marrë një rol më të madh në ekonominë shqiptare gjatë viteve të ardhshme. Strategjia Kombëtare Industriale 2026–2030 e vendos......
Mbi 159 mijë mjete të kontrolluara në pesë muaj - DPSHTRR: Autoveturat dominojnë testimet teknike
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka publikuar bilancin e kontrollit teknik të mjeteve për periudhën janar-maj 2026, duke......
Tirana Grand Prix, gara e makinave retro në kryeqytet - Drejtori i DPSHTRR, Bajraktari: Synojmë promovimin e trashëgimisë automobilistike
Është zhvilluar për të tretin vit radhazi Tirana Grand Prix, eventi më i madh në Shqipëri dedikuar automjeteve historike RETRO. Ky aktivitet u organizua nga......



