Shqipëria Postuar më 15 Prill 2025, 13:48

“Amnisti fiskale për të gjithë bizneset e vogla” - Berisha: Në 100 ditët e para. Do të ulim taksat dhe çmimin e energjisë dhe ujit

Nga Hamit Yzeiraj

“Amnisti fiskale për të gjithë bizneset e vogla” -

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar takime me disa biznese të vogla që ushtrojnë aktivitetin në Tiranë. Ai premtoi mbështetje për këtë kategori, pasi biznesi i vogël punëson më shumë dhe pasqyrohet më shpejt e më mirë në mirëqenien e njerëzve.

Çfarë do bëjmë ne? Për biznesin e vogël do ulim çmimin e energjisë nga 18 në 6 lekë. E kemi pasur 6, në 6 do zbresim pak. Tavanin 140 mijë euro pa taksa do e ngremë në 180 mijë euro. Edhe kjo është një lehtësim, një frymëmarrje. Ujin do e përgjysmojmë tarifën dhe bashkia nuk do mund, me ligj, të vendosë më shumë se 1 përqind të xhiros taksa. Sot shkon deri në 8 përqind të xhiros dhe sillen në mënyrë absurde.

Gjithashtu, Berisha premtoi amnisti fiskale për të gjithë bizneset e vogla në 100 ditët e para të qeverisjes.

Absolutisht, 100 ditët e para do jetë amnistia fiskale për të gjithë bizneset e vogla. Por do jetë edhe amnistia për të gjitha gjobat, jo vetëm për biznesin e vogël, për edhe qytetarët, për pensionistët. Për këtë u garantoj. Se ky donte me bë amnisti për trafikantët. Jo, nuk e bëjmë ne atë.

Sipas Berishës, biznesi i vogël ka përparësi shumë të madhe sepse punëson më shumë se çdo biznes tjetër.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat