Shqipëria Postuar më 27 Shkurt 2025, 11:49

AMF: Të ardhurat nga sigurimi i jetës, rritje me rreth 11.4 % në janar 2025!

Nga Edel Strazimiri

AMF: Të ardhurat nga sigurimi i jetës, rritje me rreth 11.4 % në

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare njoftoi përmes raportit të fundit të publikuar se të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për Janar 2025 kapën vlerën 1,976 milionë lekë, ose 11.37% më shumë se në janar 2024. Gjatë Janarit 2025, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 124,025 me një rritje prej 18.75% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas AMF tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 90.38% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, ndërsa sigurimet e Jetës kanë 9.54% dhe risigurimi me 0.079% . Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 39.44% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 60.56% të totalit të tregut.

Sipas raportit gjatë Janarit 2025, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 687 milionë lekë, ose 12.95% më shumë se në viti 2023. Dëmet e paguara bruto në sigurimin motorik për Janar 2025 kapën vlerën 515 milionë lekë, duke pësuar një rritje me rreth 24.74% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

AMF: Të ardhurat nga sigurimi i jetës, rritje me rreth 11.4 % në

Ndërkaq AMF informon se primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë Janarit 2025 arritën rreth 1,197 milionë lekë, ose 14.58% më shumë se në Janarin 2024. Produkti MTPL e brendshme, në Janar 2025, pati një rritje prej 15.07 % të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 7.80% krahasuar  me Janar 2024.

Sa i përket Kartonit Jeshil raporti evidenton se në Janar 2025 pati një rritje prej 12.75% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një rritje të numrit të kontratave prej 23.47% krahasuar me Janar 2024. Produkti Sigurim Kufitar, në Janar 2025, pati një rritje 5.05% të vëllimit të primeve të shkruara bruto krahasuar me Janar 2024. Edhe numri i kontratave u rrit me 8.88%.

Sakaq lidhur me primet e sigurimit vullnetar, AMF bën me dije se gjatë janarit 2025 arritën rreth 779 milionë lekë, 6.78% më shume se Janar 2024. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u rrit me 32.92% krahasuar me Janar 2024. Primet e sigurimit vullnetar të Jo-Jetës gjatë Janarit 2025, patën një rritje me 5.38%  kundrejt Janarit 2024.

Bazuar në raport në portofolat e Pronës, Përgjegjësive, Garancive të cilat gjatë Janarit 2025 siguruan mbi 297 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë Zjarri dhe Dëmtime të Tjera në Pronë me rreth 59.60%, të pasuara nga sigurimi i Përgjegjësisë së Përgjithshme me 26.37% të totalit.

Ndërsa në portofolin sigurimi nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës, gjatë Janarit 2025, vihet re një ulje prej 8.25% e vëllimit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 16.20% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me Janarit 2024.

“Të ardhurat nga sigurimet e Aksidenteve dhe Shëndetit, gjatë Janarit 2025, arritën në rreth 156 milionë lekë, duke shënuar një ulje prej 1.00% në krahasim me Janarit 2024. Primet nga sigurimet e Jetës gjatë Janarit 2025, arritën rreth 189 milionë lekë, ose 10.50 % më pak se një vit më parë,” thuhet në raport.

AMF njofton se pagesat e dëmeve gjatë Janarit 2025 u rriten me 12.95% krahasuar me janar 2024. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik me rreth 515 milionë lekë, apo 75.07% të totalit të dëmeve të paguara bruto.

Tabela më poshtë paraqet dëmin mesatar për disa nga produktet e sigurimit motorik:

AMF: Të ardhurat nga sigurimi i jetës, rritje me rreth 11.4 % në

Sondazh

Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?

  • Janë të detajuara dhe të realizueshme
  • Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
  • Janë premtime të parealizueshme

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Video