Shqipëria Postuar më 18 Qershor 2025, 10:39

AMF paralajmëron: Platforma e investimeve NetherexPro nuk është e licencuar!

Nga Edel Strazimiri

AMF paralajmëron: Platforma e investimeve NetherexPro nuk është e

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), paralajmëron investitorët shqiptarë se platforma e investimeve NetherexPro nuk është e licencuar, as e regjistruar dhe as e njohur nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare.

Sipas AMF-së, mbështetur në ligjin “Për Tregjet e Kapitalit” dhe ligjin “Për tregjet financiare të bazuara në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë”, asnjë shoqëri nuk mund të ofrojë apo promovojë shërbime të lidhura me investime në tituj apo tregtimin e njësive digjitalë dhe/ose monedhave virtuale, brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, pa u licencuar, regjistruar, apo njohur më parë nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare.

“Çdo investim në këto platforma mund të rezultojë me humbjen e të gjitha parave të investuara në mënyrë të pakthyeshme”, njofton AMF.

Investitorët, thekson AMF, duhet të jenë të qartë se Autoriteti nuk mund të mbrojë interesat e tyre kur investojnë në subjekte apo platforma të palicencuara/regjistruara/njohura nga AMF.

AMF thekson se lista e subjekteve të licencuara ndodhet në rubrikën “Regjistri i të Licencuarve” në faqen zyrtare të Autoritetit, listë e cila përfshin vetëm bankat tregtare, Postën Shqiptare dhe një shoqëri për ofrimin e shërbimeve të investimit.

Shqipëria 18 Qershor Edel Strazimiri

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?

Dollari amerikan ka regjistruar sërish edhe këtë mëngjes një rritje të lehtë të kuotës në raport me ditën e djeshme teksa është blerë sot me 84.5 lekë dhe......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat