AMF bashkëpunim me Departamentin Amerikan të Thesarit për forcimin e tregjeve financiare jo-bankare në Shqipëri

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) po bashkëpunon ngushtësisht me ekspertët e Departamentit Amerikan të Thesarit përmes zyrës së tij të asistencës teknike (OTA), për forcimin e tregjeve financiare jo-bankare, i shtrirë në disa fusha kyçe, përfshirë teknologjinë e informacionit, tregun e sigurimeve, mbrojtjen konsumatore, edukimin financiar dhe veçanërisht zhvillimin e tregut të kapitaleve në Shqipëri.
Në një takim të zhvilluar, Drejtoresha e Përgjithshme Ekzekutive e AMF-së, znj.Adela Xhemali së bashku me ekipin e saj, diskutoi me përfaqësuesit e OTA-s, Arthur Simonson dhe Ralph Scholtz mbi ecurinë e asistencës teknike dhe hapat e mëtejshëm për krijimin e një tregu kapitalesh funksional dhe të qëndrueshëm.
Projekti synon zgjerimin e gamës së instrumenteve financiare, përfshirë nxitjen e emetimit të obligacioneve, me objektiv krijimin e alternativave të reja të financimit për ekonominë shqiptare.
Drejtoresha Ekzekutive e AMF vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të ekspertëve të Departamentit Amerikan të Thesarit, duke theksuar se ky bashkëpunim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt forcimit të besimit në tregje dhe zgjerimit të mundësive të financimit për sektorin publik dhe privat në Shqipëri.
Investimet përballë sfidave strukturore - Çfarë duhet bërë për përmirësimin e klimës së biznesit?
Bizneset në Shqipëri vijojnë ta perceptojnë klimën e të bërit biznes si të ndikuar ndjeshëm nga disa faktorë kyç, të cilët mbeten sfida të vazhdueshme për......
Davosi, i “pushtuar” nga tensionet gjeopolitike - Europa, e bashkuar kundër planit të Trump për të aneksuar Groenlandën
Këtë javë, qindra udhëheqës të lartë politikë nga e gjithë bota, përfshirë gati 65 krerë shtetesh dhe qeverish, janë mbledhur në Davos, për takimin vjetor të......
Bankat më “bujare” me kredinë ndaj biznesit - BSH: Individët përballen me kushte më të forta dhe kërkesa më të larta për kolateral
Bankat po tregohen më dorëlëshuara në dhënien e kredive për biznesin. Sipas vrojtimit të aktivitetit kreditues të Bankës së Shqipërisë për tremujorin e......
Shqipëria, me rritjen më të lartë të fluturimeve në Europë/ Viti 2025 shënoi zgjerim të fortë të trafikut ajror krahasuar me periudhën para pandemisë
Fluturimet komerciale mbeten një ndër shtyllat kryesore të zhvillimit të turizmit dhe lëvizshmërisë ndërkombëtare. Në këtë drejtim, Shqipëria ka shënuar një......
Me kë fiton dhe me kë humbet Shqipëria nga tregtia/ Partnerët që peshojnë më shumë në bilanc. Nga Kosova, deri tek Kina
Të dhënat e tregtisë së jashtme për vitin 2025 tregojnë qartë se marrëdhëniet tregtare të Shqipërisë me botën janë shumë të pabarabarta. Me disa vende,......
Rivlerësimi i pasurive, kur nis procesi? - Udhëzimi, afat deri më 5 shkurt. Përfitojnë 500 mijë familje
Ligji që u jep të drejtën qytetarëve dhe bizneseve që të rivlerësojnë pasuritë e tyre të paluajtshme me një normë tatimore prej 5% hyn zyrtarisht në fuqi më......
Dëborë në veri dhe juglindje të vendit - ARRSH: Drejtuesit e automjeteve të pajisen me goma dimërore
Gjatë orëve të natës, territori i vendit është përfshirë nga reshje shiu me intensitet mesatar, ndërsa në zonat veriore dhe juglindore kanë nisur reshjet e......
Rreth 9 mijë kompani ndërtimi në “shënjestër” të tatimeve - 7 detyrimet ligjore që i penalizojnë. Nga pagat, tek faturat dhe kontratat e ambienteve
Plani sektorial i ndërtimit i cili ka nisur të vendoset në zbatim nga administrata tatimore, synon uljen e informalitetit dhe rritjen e transparencës në sektor......


