Shqipëria Postuar më 25 Mars 2026, 19:02

Amerika dhe Holanda, interes për fushat e gazit në Delvinë

Nga Scan TV

Amerika dhe Holanda, interes për fushat e gazit në Delvinë

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ambasada e Shteteve të Bashkuara bëri të ditur se e Ngarkuara me Punë, Nancy VanHorn, së bashku me Ambasadorin e Holandës, Reinout Vos, vizituan javën e kaluar Fushën e Gazit në Delvinë.

Sipas njoftimit, vizita kishte në fokus eksplorimin e mundësive në sektorin energjetik të Shqipërisë, ndërsa u theksua rëndësia e një mjedisi rregullator transparent për tërheqjen e investimeve ndërkombëtare.

Postimi i plotë: Presidenti Trump po nxit një epokë të re të rritjes së prodhimit energjetik amerikan, me investimet amerikane që forcojnë sigurinë energjetike globale. Duke theksuar rëndësinë e një mjedisi rregullator transparent për tërheqjen e investimeve ndërkombëtare, e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn dhe Ambasadori holandez Reinout Vos vizituan Fushën e Gazit në Delvinë javën e kaluar për të eksploruar mundësitë në sektorin energjetik të Shqipërisë.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat