Ambulanca të reja për burgjet – AAPSK në mbështetje të forcimit të kapaciteteve të strukturave ligjzbatuese
Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) ka mbështetur Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve për të përmirësuar më tej infrastrukturën dhe mjetet në dispozicion, përmes autoambulancave të reja të kategorisë A.
15 mjetet e reja, të gjitha prodhim i vitit 2025, të dedikuara për transportin e të dënuarve apo të paraburgosurve që përballen me probleme shëndetësore, janë pjesë e një projekti për modernizimin e flotës mjekësore në sistemin penitenciar shqiptar.
Projekti është financuar nga fondi i posaçëm në administrim të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK), me vendimin e marrë nga Komiteti Ndërinstitucional për Masat kundër Krimit të Organizuar. Nëpërmjet këtij vendimi u mundësua financimi i furnizimit të DPP me 8 ambulanca të kategorisë A, si pjesë e angazhimit për të vendosur pasuritë e sekuestruara dhe konfiskuara nga krimi në funksion të strukturave ligjzbatuese dhe në shërbim të komunitetit.
Mjetet do të shpërndahen në të gjitha institucionet e vuajtjes së dënimit në vend, duke forcuar kapacitetet logjistike dhe përkujdesjen shëndetësore për të dënuarit dhe të paraburgosurit.
AAPSK vijon të luajë një rol kyç në përdorimin me efektivitet të pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara, duke i shndërruar ato në mekanizma për forcimin e shtetit ligjor, përmirësimin e infrastrukturës së institucioneve publike, si dhe gjenerimin e të ardhurave për buxhetin e shtetit. Kjo është një ndër mënyrat më efikase për të rritur ndikimin e drejtësisë në shoqëri dhe për të siguruar që pasuritë e përfituara nga veprimtaria kriminale të shndërrohen në burime të vlefshme për interesin publik.

Operacioni në Theth, Rama publikon videon pas pastrimit
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet e tij sociale një video të Thethit pas aksionit për pastrimin e territorit nga ndërtimet pa leje dhe zaptimi i......

Nënshkruhet marrëveshja për parkun diellor në Belsh/ Balluku: Energji për 50 mijë qytetarë, më pak karbon në mjedis
Është nënshkruar marrëveshja për kredinë dhe grantin për financimin e projektit të ndërtimit të parkut fotovoltaik në Belsh. Zëvendëskryeministrja, njëherësh......

Zhvillohet mbledhja e Komiteti të Mbrojtes Civile/ Merren masa për rritjen e gatishmërisë ndaj zjarreve
Në kushtet e valës së të nxehtit dhe rritjes së rrezikut nga zjarret, u zhvillua sot mbledhja e Komitetit të Mbrojtjes Civile, e kryesuar nga......

BE çel ekspozitën fotografike në Tiranë - Gonzato: Krenar që Shqipëria është pjesë e këtij udhëtimi
Ka mbërritur në Tiranë ekspozita fotografike “Lentet e tua. Historia jote. Evropa jonë!”, produkt i një konkursi fotografie të zhvilluar nga Bashkimi......

Rast i bllokuar me sukses nga AKSK: sulm keqdashës nëpërmjet SMS (smishing).
Një përpjekje për mashtrim ndaj qytetarëve shqiptarë nëpërmjet një SMS-je të rreme, që tentonte të përvetësonte të dhëna bankare në emër të Raiffeisen Bank,......

“Nuk paguajmë dot me kartë, vetëm cash”/ Turistët në Shqipëri: Vijmë sepse çmimet janë të lira
Në një kohë kur shumica e botës funksionon me pagesa elektronike, Shqipëria mbetet ende një ekonomi "cash-i". Shumë turistë, përballen me një sfidë të......

Numri i makinave në vend u rrit me 10.5%/ Shqiptarët dyfishuan përdorimin e automjeteve elektrike
Instituti i Statistikave (INSTAT) ka publikuar raportin vjetor “Karakteristikat e Mjeteve Rrugore”, ku ka te dhena mbi strukturën dhe dinamikën e mjeteve......

“Pa prodhimin në fshat nuk mbijeton dot qyteti”/ Rama: Në 2030, UBT do të jetë antena e BOKU-t në rajon
Universiteti Bujqësor i Tiranës, tashmë është gati të ofrojë 9 programet e Universitetit BOKU të Vjenës, me synimin për t’u bërë lider në rajon. Në......