Ambasadorja e Shqipërisë, Meri Kumbe për SCAN/ ''11 shqiptarë në Izrael, sirena alarmi në çdo moment''
11 qytetarë shqiptarë kanë kontaktuar ambasadën shqiptare në Izrael, pas sulmit të SHBA dhe Izraeli ndaj Iranit dhe pas kundërpërgjigjes së Teheranit me raketa dhe sulme ndaj bazat ushtarake të SHBA-së në Lindjen e Mesme. Për SCAN, ambasadorja e Shqipërisë në Izrael, znj.Meri Kumbe ka thënë se situata vijon të jetë e tensionuar dhe çdo gjë është e paralizuar.
''11 shqiptarë janë aktualisht në Izrael. 6 prej tyre janë studentë, pra jetojnë në Izrael për arsye studimi, nuk konsiderohen të bllokuar. Dua të them se vetëm një zonje, i është anulluar fluturimi i sotëm. Na duhet të qëndrojmë pranë dhomave të sigurta, pasi alarmet janë më të shpeshta'' - tha Ambasadorja Kumbe për SCAN.
Aktualisht në Izrael po funksionojnë vetëm shërbimet esenciale, si spitalet, farmacitë apo supermarketet. Hapësira ajrore është po ashtu e pezulluar për shkak të ndërveprimeve ushtarake dhe raketave që vijnë në drejtim të Izraelit.
SCAN gjithashtu më herët solli edhe video eksluzive nga një vendstrehim dhe rrëfimin e pedagogut dhe ekspertit për çështjet ndërkombëtare, Yehuda Hamovitz.
“Përshëndetje nga Izraeli! Është hera e katërt që shkojmë drejt strehës pas sulmit ajror të nisur nga SHBA dhe Izraelit mbi Iranin. Ne jemi të mbrojtur, ne kemi strehë, jemi të përgatitur, jemi mirë emocionalisht dhe shpresojmë të mbarojë sa më shpejt. Ideja e një lufte dhe kërcënimi të vazhdueshëm për një vend mikëpritës, për njerëzit tanë, për sovranitetin tonë është e padurueshme. Ne mbështesim sulmin ajror të Izraelit dhe ShBA-së. Ne suportojme edhe njerëzit e Iranit, të cilët janë kundër këtij regjimi dhe jemi optimist se gjithçka do mbyllet shpejt'' – tha Hamovitz për SCAN.

Izraeli thotë se 200 avionë luftarakë u përdorën për të sulmuar 500 objektiva në Iran, ndërsa ky i fundit, i drejtohet Këshillit të Sigurimit në OKB duke thënë se SHBA-të dhe Izraeli shkelën ligjin ndërkombëtar me sulmet e tyre. Mediat vendase të Iranit flasin për mbi 200 viktima nga sulmet.
Ekspertët japin alarmin se Lufta Izrael-Iran, do të ketë impakt të madh në ekonominë globale, por ekziston edhe rreziku i përhapjes së konfliktit në rajon
Plotëson DIVA, deklaron 28 fëmijë/ Tatimet: Kujdes, monitorim për çdo fëmijë në ngarkim
Mund të duket e çuditshme, por ka ndodhur. Në Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave, është shënuar një rast, i cili ka plotësuar se ka 28 fëmijë.......
Tensionet përshkallëzohen në Lindjen e Mesme, MEPJ apel urgjent për shqiptarët në Emirate
Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, vijon të ndjekë me vëmendje situatën në Lindjen e Mesme dhe prej mëngjesit të sotëm është në kontakt me......
Rrëshqitja te “Arrat e Gurrës”, ARRSH: Të hënën caktohet afati për rrugën alternative
Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar Ami Kozeli, së bashku me Administratorin e Hekurudhës Shqiptare kanë përditësuar situatën për ecurinë e punimeve në......
Tensione pas sulmit në Iran, Teherani kundërpërgjigjet/ Reagon BE e disa vende: Situatë kritike. Rama: Garda Revolucionare, terroriste
Vijon të jetë e tensionuar situata pas sulmeve të fundit të SHBA dhe Izraelit, në Iran, ku sipas disa medieve raportohet për vdekjen e komandantit të Gardës......
Starmer mbledh Komitetin e Krizës/ Macron: Situata e rrezikshme, Irani të bisedojë
Kryeministri britanik, Keir Starmer, kathirrur mbledhje të komitetit të krizës së qeverisë (Cobra) dhe planifikon të zhvillojë telefonata me aleatët në orët......
Lufta mes Iranit dhe Izraelit “trondit” tregjet/ Ngrihet çmimi i naftës dhe bie Bictoin
Tensionet e fundit në Lindjen e Mesme kanë shkaktuar rritje të ndjeshme të çmimeve të naftës, duke e çuar Brent drejt niveleve më të larta në muajt e fundit,......
Sulmet amerikano-izraelite në Iran, reagon Rama: Qëndrojmë të palëkundur me Izraelin, mbështesim paqen!
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas situatës sëkrijuar nga lufta mes Izraleit dhe Iranit ku është e përfshirë edhe SHBA. Kryeministri deklaroi se Shqipëria......
Përshkallëzohen tensionet, goditet shkolla në Minab, vdesin 24 nxënëse/ Reagon BE: Situata shumë shqetësuese, palët të përmbahen
24 nxënëse raportohet se kanë vdekur gjatë sulmit izraelit ndaj qytetit iranian Minab. Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve IRNA, sulmi goditi një shkollë......


