Ambasada Shqiptare në Katar: Qëndroni në banesa, hapësira ajrore e mbyllur deri në një njoftim të dytë
Ambasada e Shqipërisë në Katar po monitoron nga afër zhvillimet mbi situatën e sigurisë rajonale në tërësi, dhe në veçanti në Katar, në koordinim të ngushtë me Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, autoritetet e Katarit si dhe Përfaqësitë Diplomatike rezidente në Doha.
Ambasada njofton se aktualisht, kushtet e nevojshme të sigurisë nuk janë të favorshme për të rifilluar aktivitetet normale të përditshme.
Për rrjedhojë, ambasada këshillon qytetarët shqiptarë në Katar të qëndrojnë brenda banesave dhe rezidencave e tyre, në rast shpërthimesh të mëtejshme, si dhe të marrin masat e nevojshme paraprake në këtë situatë, duke shmangur lëvizjet e panevojshme, si dhe duke ndjekur udhëzimet dhe protokollet e publikuara nga autoritetet lokale.
Ambasada bën thirrje për qetësi, kujdes të shtuar, vigjilencë dhe durim për tejkalimin e kësaj situate të vështirë.
Aktualisht ambasada njofton se hapësira ajrore e Shtetit të Katarit vijon që të jetë e mbyllur, deri në njoftim të dytë.
Me qëllim shmangien e informacioneve të pasakta, Ambasada ripërsërit rëndësinë e ndjekjes së informacioneve përmes mediaeve të besueshme vendase si dhe atyre ndërkombëtare.
Gjithashtu, inkurajon zbatimin me përpikëri të udhëzimeve të lëshuara nga autoritetet e Katarit në kohë reale, adresuar në aparatet celularë.
“Së bashku do të qëndrojmë në kontakt të vazhdueshëm përmes emailit dhe kanaleve të mediave sociale të Ambasadës në Facebook, X dhe Instagram si dhe grupit në WhatsApp: Komuniteti Shqiptar Doha. Në rast emergjence, linjat telefonike të Ambasadës, si vijon, janë në dispozicion 24/7: +974 77180778; +974 30079922”, thuhet në njoftimin për shtyp të ambasadës shqiptare në Katar.
Sulmet e Iranit ndaj Arabisë Saudite dhe Katarit- Rama: Unitet dhe solidaritet, fuqia e vërtetë
Sulmet e Iranit ndaj Arabisë Saudite dhe Katarit- Rama: Unitet dhe solidaritet, fuqia e vërtetëKryeministri Edi Rama ka reaguar në platformën 'X' pas sulmeve......
Sulmet e Iranit ndaj vendeve të Gjirit dhe bazave amerikane, Spiropali: Regjimi i ajatollahëve kërcënim për sigurinë ndërkombëtare
Reagimi i plotë: ''Situata në Lindjen e Mesme po hyn në një fazë të rrezikshme përshkallëzimi, me pasoja që tejkalojnë kufijtë e rajonit dhe prekin sigurinë......
''Flasim'', Rama: Rritja ekonomike, shton aftësinë rishpërndarëse të shtetit për indeksim pagash
Pas miratimit këtë javë të një nga vendimeve, që kryeministri Rama e konsideroi si nga më të rëndësishmet dhe shtyllë kryesore të jetës së vendit, arsimin,......
''Rritje ekonomike edhe ne 2027'' Rama: Raporti i BERZH, ritëm konkurrues për Shqipërinë
''Në Ballkanin Perëndimor, Berzh-i parashikon një përshpejtim të rritjes ekonomike, edhe në vitin 2026, edhe në vitin 2027''. Kryeministri Rama në Podkastin......
Rrëshqitja në rrugën Librazhd–Prrenjas, Rama: Zero lidhje me korrupsionin
Në një reagim publik lidhur me rrëshqitjen e dheut në një segment rrugor në aksin Librazhd- Prrenjas,kryeministri Edi Rama mohoi çdo lidhje të situatës me......
Ndryshimet në kabinet/ Rama: Nëse rrethanat do kishin qenë të ndryshme, s'do të kishte ndryshuar për rezultatet e jashtëzakonshme në punë zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës
Kryeministri Edi Rama ka folur në podkastin e kësaj së diele për ndryshimet në kabinetin qeveritar. Rama tha se ndryshimet ishin të parapara, por nëse......
Dogana bllokon 1 ton mjaltë pa dokumentacion
Dega e Doganës Kapshticë ka bllokuar rreth 1 ton mjaltë, sasi që nuk kishte dokumentacionin përkatës për të vërtetuar sigurinë ushqimore të produktit. Sasia......
Raketat iraniane godasin Dubain, Rama: Shqipëria në solidaritet të plotë me Emiratet e Bashkuara Arabe
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në platformën X për situatën në Lindjen e Mesme, ku janë sulmuar edhe Emiratet e Bashkuara. Ai u shpreh se shënjestrimi i një......


