Shqipëria Postuar më 12 Prill 2025, 12:25

Ambasada amerikane, apel qytetarëve - “Aplikoni vetë për vizë, shmangni agjencitë sepse mund të penalizoheni”

Nga Lidion Kulla

Ambasada amerikane, apel qytetarëve - “Aplikoni vetë për

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri i ka bërë një thirrje të gjithë qytetarëve që aplikojnë për një vizë amerikane, të shmangin aplikimin nëpërmjet të ashtuquajturve “agjentë vizash”. Përmes një njoftimi zyrtar të rrjetet sociale, ambasada amerikane thekson rëndësinë e plotësimit të aplikimit personalisht dhe me kujdes, duke paralajmëruar se gabimet apo informacioni i pasaktë mund të çojnë në refuzimin e vizës, apo edhe ndalim të udhëtimeve në të ardhmen. Njoftimi shoqërohet edhe me një foto ku saktësohet se çmimi për të aplikuar për vizë është 185 dollarë dhe jo 700 dollarë, sikurse kërkohet nga agjencitë. “Mos u mbështetni te një agjenci për të plotësuar saktë aplikimin tuaj. Gabimet mund të çojnë në refuzim të aplikimit tuaj dhe dhënia e informacionit të rremë mund të parandalojë udhëtimin tuaj në të ardhmen. Mbroni veten dhe të dhënat tuaja ndërsa kurseni para – shmangni agjentin e vizave dhe aplikoni vetë online për një vizë amerikane. Mos harroni, Ambasada e ShBA në Tiranë është i vetmi burim zyrtar i informacionit për vizat e SHBA në Shqipëri dhe ne e ofrojmë këtë falas”, shkruan ambasada.

Mesa duket çështja e aplikimit për vizë në agjenci të ndryshme është kthyer në një problem, pasi edhe pak ditë më parë, Ambasada amerikane, nëpërmjet një video ilustruese shpjegonte pasojat që mund të vijnë, si pasojë e plotësimit të aplikimit me të dhëna të pasakta.

“Mos i beso askujt që premton të të ndihmojë të marrësh një vizë amerikane në këmbim të parave. Agjencitë e vizave kanë si qëllim kryesor të fitojnë para, JO të të japin këshilla të mira. Nëse ata e plotësojnë aplikimin tënd gabim ose me informacion të rremë, TI je përgjegjës. Aplikimi yt do të refuzohet dhe çdo vizë e vlefshme mund të anulohet”, shkruan ambasada amerikane në vendin tonë.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat