AMA vazhdon fushatën e Edukimit Mediatik/ Krasniqi në gjimnazin e Durrësit: Kujdes nga rreziqet e botës virtuale!
Dita e fundit e shkollës për gjimnazet e Durrësit është mbyllur me një orë Edukimi Mediatik. Fushata e nisur prej kohësh nga Autoriteti i Mediave Audiovizive, ditën e djeshme ka ndalur në qytetin bregdetar të Durrësit, ku më shumë se 200 nxënës të gjimnazeve “Gjergj Kastrioti”, “Naim Frashëri” dhe “Leonik Tomeo”, kanë ndjekur një cikël videosh të përgatitura nga AMA, mbi fenomene të ndryshme negative dhe rreziqe që bota virtuale fsheh, dhe është diskutuar mbi mënyrat e mbrojtjes ndaj këtyre rreziqeve.
Në aktivitetin e realizuar në Qendrën Kulturore të Fëmijëve në Durrës, i konceptuar si bashkëbisedim me të rinjtë, një vëmendje e veçantë i është kushtuar rreziqeve që vijnë nga ekspozimi i tepërt në internet, gjuha e urrejtjes dhe pasojat që vijnë nga prej saj, rëndësia e ruajtjes së të dhënave personale etj., si dhe zgjidhjet dhe këshillat që ekspertët japin për to.
Në këtë seancë të radhës Edukimi Mediatik, ka qenë e pranishme edhe kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi, e cila është bërë pjesë dhe ka drejtuar këtë bashkëbisedim me të rinjtë e gjimnazeve të Durrësit.
“Mos harroni, akti i parë, ai i të menduarit kritik, është thelbësor për të qenë të sigurt në botën virtuale, ka thënë Krasniqi. “Ky edukimi mediatik që këmbëngulim ne të bëjmë është shumë më shumë se sa një gardh mbrojtës mes jush dhe rreziqeve të botës virtuale. Këto janë më shumë se vetëm një set rregullash që duhet ndjekur në mënyrë strikte. Kjo është një disiplinë dinamike dhe praktike, njësoj si lëndët që studioni në shkollë”.
Në videot e shfaqura, prodhim i Autoritetit të Mediave Audiovizive në bashkëpunim me rregullatorin turk, RTUK, nxënësit kanë ndjekur konkretisht informacione mbi rreziqet e njohura të mjediseve kibernetike dhe masat për të pasur sigurinë në rrjet; mediat sociale; reklamat online; ndarja e informacioneve personale për veten dhe familjen; rreziqet nga viruset dhe vjedhjet e informacionit etj. Është diskutuar për rëndësinë e mbrojtjes së të dhënave personale, masat paraprake të mbrojtjes apo edhe llojet e të dhënave personale që nuk duhet të ndahen me të tjerët. Një temë e veçantë dhe e rëndësishme ka qenë gjuha e urrejtjes online në të gjitha format e shfaqjes së saj.
“Denoncojeni në çdo moment gjuhën e urrejtjes”, u ka bërë thirrje Krasniqi të rinjve. “Denonconi çdo rast bullizmi, çdo sulm seksizmi e fenomeneve të tjera që përmban gjuha e urrejtjes”.
Ky aktivitet është realizuar në bashkëpunim me Zyrën Arsimore Vendore Durrës dhe Qendrën Kulturore të Fëmijëve të këtij qyteti.

Bota “përgatit” armët bërthamore - Shpenzimet globale në këtë sektor u rritën me 11%
Shpenzimet globale për armët bërthamore u rritën ndjeshëm në vitin 2024, me nëntë vendet e armatosura bërthamore në botë që rritën buxhetet e tyre me 11%,......

Mbetjet në Vlorë, nis depozitimi në Sherishtë - Projekti 24.95 mln euro, zgjidhje deri në 2047-ën. Mbyllja e fushës ekzistuese, ende pa afat
Në Landfillin e ri të Sherishtës në Vlorë ka nisur zyrtarisht depozitimi i mbetjeve urbane, si pjesë e funksionalizimit të infrastrukturës së re për......

Si do të kreditohen agrobizneset?- Skema e re garancisë. Mbulohet 70% e principalit, normë interesi deri në 2%
Skema e re e Garancisë Sovrane ëshë një nismë që synon të lehtësojë aksesin në financa për fermerët dhe bizneset bujqësore. Ky instrument financiar do të......

Kina “përmbyt” tregun grek - 50,000 pako me vlerë 150 euro secila mbërrijnë çdo ditë nga Pekini
Komuniteti grek i biznesit është thellësisht i shqetësuar për përmbytjen e tregut vendas me produkte të shpërndara nga platformat elektronike shumëkombëshe......

Emigracioni ul popullsinë në 2.3 milionë banorë/ Meshkujt ikin në kurbet, mbeten femrat. Të gjithë “dynden” në Tiranë
Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga INSTAT, popullsia e Shqipërisë në datën 1 janar 2025 rezultoi të ishte rreth 2.3 milionë banorë. Krahasuar me......

Karburantet “udhëheqin” konsumin/ Shitjet me pakicë rriten me 7% në fillim të vitit 2025
Në tre muajt e parë të vitit 2025, volumi i shitjeve me pakicë në Shqipëri u rrit me 7% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Tregtia ka......

Kondicionerët, “shpëtimi” i të nxehtit?- “Bum” importesh, mbi 3 miliardë lekë në 5 muaj
Teksa po përballemi me ditët e nxehta të verës, zgjidhja më e shpejtë dhe e përdorur nga qytetarët janë kondicionerët. Të dhënat e siguruara nga Drejtoria e......

Kroacia, 100% energji e gjelbër deri në 2030 - Studimi: Mbi 12 miliardë euro nevojiten për të arritur objektivin
Kroacia mund të përdorë vetëm energjinë elektrike të rinovueshme për të plotësuar nevojat e saj deri në vitin 2030, sipas Greenpeace. Organizata prezantoi në......