AMA, bashkëpunim me Portugalinë në fushën audiovizive - Marrëveshja / Kuadër ligjor i përbashkët, edukim mediatik dhe monitorim i përmbajtjes
Krijimi i një kuadri ligjor për rritjen e bashkëpunimit në fushën audiovizive dhe ndihmës së përbashkët, ndërmjet rregullatorëve të dy vendeve”.
Ky është qëllimi i Memorandumit të Bashkëpunimit të nënshkruar mes Autoritetit shqiptar të Mediave Audiovizive dhe Autoritetit Rregullator Portugez për Median.
Marrëveshja u firmos nga kryetarja e AMA-s Armela Krasniqi dhe homologja e saj Helena Sousa, në kuadër të mbledhjes së 22-të Plenare të Grupit Rregullator Europian të Mediave Audiovizive.
Memorandumi bazohet në 3 shtylla të rëndësishme, që janë: Edukimin mediatik, metodologjia e monitorimit të përmbajtjes audiovizive dhe programet e shkëmbimit të ekspertëve.
“Është një memorandum shumë i rëndësishëm për të ardhmen e institucionit tone. Shpresojmë të bashkëpunojmë në fusha si monitorimi sasior dhe cilësor i medias, në edukimin mediatik, teknologjisë e në fusha të tjera. Do shkëmbejmë sa më shumë informacione me njëri-tjetrin lidhur me të gjitha sfidat që rregullatorët tanë kanë”, - tha kryetarja e AMA-s.
Ndërsa Sousa shprehu sigurinë për vazhdimin e bashkëpunimit në mënyrë më të thellë, më kërkues dhe më emocionues”.
Në bazë të Memorandumit të Bashkëpunimit, për monitorimin e përmbajtjes së transmetuar, të dy autoritetet do të shkëmbejnë informacionin mbi teknologjinë e softuerit të përdorur për përmbajtjen audiovizive, duke përfshirë platformat digjitale, transmetimin online dhe teknologjitë e tjera innovative.
Po ashtu, do të zhvillohen metoda të përbashkëta për monitorimin e përmbajtjes të transmetuar, duke përfshirë analiza të përmbajtjes, vlerësime të pavarura të përmbajtjes dhe auditime periodike, për të siguruar përputhshmërinë me standardet e autoriteteve si dhe do të shkëmbehen njohuri dhe përvoja lidhur me pajisjet e avancuara për monitorimin e përmbajtjes të transmetuar.
Sondazh

Janar-tetor, transfertat në euro u rritën me 33 për qind - Vijon rritja me ritme të shpejta për të dytin vit radhazi
Transfertat kombëtare në euro po rriten me ritme të shpejta për të dytin vit radhazi. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, deri për 10 muajt e parë të......

Vota e emigrantëve, Rama takim me shqiptarët në Londër - Turi i bashkëbisedimit me diasporën për zgjedhjet parlamentare 2025
Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë ditën e diel takim me shqiptarët në Londër. Kjo vizitë në diasporë organizohet në kuadër të turit të bashkëbisedimit,......

Spanja gjobit Ryanair dhe EasyJet për tarifa “abuzive” - Ministria e të Drejtave të Konsumatorit, 187 mln USD gjoba për tarifat e bagazheve të kabinës
Ministria e të Drejtave të Konsumatorit të Spanjës gjobiti pesë linja ajrore me buxhet të ulët për “praktika abusive”, duke përfshirë tarifat shtesë për......

Bankat arkëtuan 70 mld lekë nga interesat - Shpenzimet për depozitat, shumëfish më të larta se vitin e kaluar
Deri në fund të 2024-ës, fitimet e bankave nga interesat pritet të tejkalojnë rekordin e vitit të kaluar. Të dhënat zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë......

Shqiptarët në veri, të huajt në jug - INSTAT: Turistët preferuan plazhet. Veriu tërhoqi vendasit
Shqiptarët në veri, të huajt në jug. Një palë zgjodhi të shijonte plazhet e diellin, ndërsa tjetra malet dhe natyrën e paprekur. Sipas të dhënave të fundit......

Shqiptarët “besnikë” të makinave koreane - Për 10 muaj, mbi 16 mijë mjete të importuara nga Korea
Importi i makinave në Shqipëri vijon të jetë në shifra rritëse nga muaji në muaj. Referuar të dhënave të Open Data të Drejtorisë së Përgjithshme të......

Bujqësia/ Burrat mbajnë “kuletën”, gratë sigurojnë cilësinë - Raporti/ Mbi 60% e meshkujve vendosin çfarë do kultivojnë dhe ku do shesin
Sektori i bujqësisë ka pabarazi gjinore të theksuara sa i takon ndarjes së detyrave bujqësore brenda familjes. Meshkujt dominojnë kryesisht anën financiare......

Importi i kakaos paralajmëron festat/ Shifrat për këtë produkt arrijnë majat në Tetor të këtij viti
Nga një analizë e detajuar e të dhënave të tregtisë së jashtme rezulton se muaji Tetor i këtij viti ka prekur shifrën më të lartë të importit të kakaos në......