Shqipëria Postuar më 6 Gusht 2025, 10:53

AMA bashkëpunim me platformën X/ Krasniqi: Një mjedis i pastër digjital, prioriteti ynë!

Nga Edel Strazimiri

AMA bashkëpunim me platformën X/ Krasniqi: Një mjedis i

Autoriteti i Mediave Audiovizive ka vendosur një rekord të ri bashkëpunimi me një nga platformat më të mëdha online këtë e bëri me dije sot kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi e cila njoftoi bashkëpunimin e ri me platformën X, për të mbikëqyrur dhe ndjekur me prioritet çdo përmbajtje potencialisht të dëmshme në gjuhën shqipe, që shpërndahet në këtë platformë.

Ky bashkëpunim parashikon një kanal të dedikuar për AMA-n në Platformën X, nëpërmjet të cilit do të komunikohet për çdo përmbajtje të dëmshme ku shfaqet apo nxitet dhunë e çdo lloji, me gjuhë urrejtje, përmbajtje që shkelin të drejtat e fëmijëve dhe komuniteteve, liritë dhe të drejtat themelore të njeriut etj.

“Një mjedis i pastër digjital, pa dhunë e urrejtje dhe mbrojtja e të drejtave të fëmijëve apo komuniteteve është prioritet për ne”, ka shkruar Krasniqi, ndërsa ka shprehur falënderimet për këtë bashkëpunim.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat