ALPEX nis ankandet brenda së njëjtës ditë - Bursa Shqiptare e Energjisë Elektrike: Çmime dinamike, tregti efikase ndërkufitare
Bursa Shqiptare e Energjisë Elektirke, ALPEX ka nisur operimin e Tregut të Ankandeve Brenda së Njëjtës Ditë, midis Shqipërisë dhe Kosovës si bashkim tregjesh. Aktualisht, në këtë bursë zhvilloheshin ankandet e ditës në avancë, teksa ky mekanizëm shtesë pritet të përmirësojë efikasitetin e tregut.
Vetë ALPEX e konsideron nisjen e zhvillimit të ankandeve brenda së njëjtës ditë një arritje dhe hap të rëndësishëm përpara në tregun rajonal të energjisë elektrike, duke forcuar tregtinë ndërkufitare dhe integrimin e tregjeve.
Sipas APLEX, tashmë Shqipëria dhe Kosova kanë dhe një mekanizëm shtesë tregu, të njëjtë me ato të vendeve të Bashkimit Evropian, duke i vendosur këto tregje pararendës brenda Komunitetit të Energjisë.
Ankandet Plotësuese Rajonale Brenda të Njëjtës Ditë (CRIDAs) janë ankande, ku urdhërporositë përputhen dhe kapacitetet ndërkufitare alokohen njëkohësisht ndërmjet zonave të ofertimit.
Këto ankande ofrojnë mekanizma të vlefshme për pjesëmarrësit e tregut për të mbajtur pozicione tregtare të balancuara dhe për të përmirësuar efikasitetin e tregut. Ankandet brenda së njëjtës ditë prezantojnë një mekanizëm dinamik çmimesh për kapacitetet ndërkufitare brenda të njëjtës ditë, duke mundësuar tregtinë efikase ndërkufitare të energjisë elektrike.
Po ashtu, ata optimizojnë alokimin e kapaciteteve ndërkufitare, duke garantuar trajtim të drejtë dhe jo diskriminues për pjesëmarrësit e tregut dhe duke forcuar konkurrencën në prodhimin, tregtimin dhe furnizimin me energji elektrike.
Sondazh

Ekonomia gjermane do të vijojë “ngecjen” në 2025 - Sipas Bundesbank, politikat e Trump rrezikojnë eksportet vendase
Ekonomia e Gjermanisë nuk ka shumë gjasa të rritet në vitin 2025, pas tkurrjes së këtij viti, sipas parashikimeve të reja nga Bundesbank. Produkti i......

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan ka regjistruar rënie këtë fillim jave duke u blerë sot me 92.9 lekë dhe duke u shitur me 93.9 lekë në raport me javën që lamë pas. Monedha......

Giorgia Meloni jep dorëheqjen si presidente e partisë konservatore europiane!
Meloni e bëri njoftimin në një fjalim në festivalin vjetor të të rinjve të partisë së saj Brothers of Italy, në Romë të dielën. Në të morën pjesë mbi 300 të......

Eksportet bujqësore, rritje me 19.5% - Prodhimet shqiptare, konkurruese në tregjet e huaja
Prodhimet shqiptare po zgjerohen gjithnjë e më shumë në tregjet e huaja. Eksportet bujqësore kanë shënuar rritje me 19.5% gjatë periudhës janar-nëntor 2024......

Si po ndryshon forma e lumenjve globalë?!
Rrjedhat e lumenjve lëvizin në rrjedhën e sipërme, për shkak të ndryshimeve klimatike dhe aktiviteteve njerëzore. Një studim mbi mënyrën se si është......

Hendeku gjinor i pagave: Ekziston vetëm një vend në Europë që paguan gratë më shumë se burrat
Hendeku gjinor i pagave është ende shumë i dukshëm në Europë. Disa tregues tregojnë pabarazinë midis grave dhe burrave në shumë fusha, por jeta ekonomike......

Ndalimi i TikTok, SHBA refuzon kërkesën e kompanisë - Kinezët do e çojnë çështjen në Gjykatën e Lartë Amerikane
Tani TikTok duhet të lëvizë shpejt me një kërkesë në Gjykatën e Lartë për të bllokuar ose përmbysur një ligj që do t'i kërkonte kompanisë mëmë kineze......

A ia vlejnë barnat e shtrenjta? Ilacet e reja mund të jenë shumë të kushtueshme për shëndetin e pacientëve të tjerë
Ilaçet e reja mund të jenë një mjet shpëtimi për miliona pacientë, por gjatë dy dekadave në Angli, shpenzimet publike për to erdhën me kompromise të......