ALPEX, 3 vjet nga nisja e operimit - Tregu energjetik Shqipëri-Kosovë, më shumë volume e kompani të listuara

Gati 3 vite nga vënia në operim, Bursa Shqiptare e Energjisë Elektrike, ALPEX, po shfaq shenja konsolidimi dhe rritjeje të aktivitetit tregtar. Të dhënat për vitin 2025 tregojnë një zgjerim të ndjeshëm të volumit të energjisë së tregtuar, si edhe rritje të pjesëmarrjes së kompanive në të dy anët e kufirit Shqipëri–Kosovë.
Sipas të dhënave të përpunuara nga TV SCAN, gjatë vitit 2025 në ALPEX u tregtuan rreth 1.95 mln mWh energji, nga 1.25 mln mWh në vitin 2024, duke shënuar një rritje prej afro 56% në baza vjetore. Nga kjo sasi, 51% i përket zonës ofertuese të Shqipërisë, ndërsa pjesa tjetër Kosovës, çka tregon një balancë thuajse të barabartë të volumeve mes dy tregjeve të bashkuara.
Aktualisht, në tregun e ditës në avancë operojnë 41 kompani, nga të cilat 15 janë nga Kosova. Ndërkohë, në tregun brenda së njëjtës ditë janë aktive 28 kompani, 12 prej tyre me origjinë nga Kosova. Këto shifra tregojnë se bashkimi i tregjeve ka sjellë një rritje të ndjeshme të ndërveprimit rajonal dhe një zgjerim të bazës së aktorëve që operojnë përmes bursës.
Gjithsesi, sipas raportit të fundit të Komunitetit të Energjisë në vitin 2024, energjia e tregtuar në tregun e ditës në avancë në Shqipëri përbënte afërsisht 12% të konsumit final të energjisë elektrike. Ndërkohë që, çmimet maksimale dhe minimale të klerimit janë plotësisht të harmonizuara me çmimet e referencës të vendosura nga Agjencia për Bashkëpunimin e Rregullatorëve të Energjisë.
Tregu i ditës në avancë është funksional që prej prillit 2023, ndërsa në janar 2024 u bashkua me tregun e Kosovës. Pas këtij hapi, në dhjetor 2024 hynë në funksion ankandet rajonale plotësuese brenda së njëjtës ditë, ndërsa tregu i vazhdueshëm brenda ditës mbetet ende në pritje të nisjes. Funksionimi i saj paraqet një sërë avantazhesh, që lidhen me çmimet konkurruese, si dhe ofron një sinjal transparent të çmimeve për investime në energji.
Rriten me 5.28% regjistrimet e bizneseve të reja në janar - Tregtia me shumicë dhe pakicë “thithi” më shumë sipërmarrje
Gjatë muajit Janar 2026 në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB) janë regjistruar 2,152 biznese të reja, duke shënuar një rritje prej 5.28% krahasuar me......
Kush duhet ta plotësojë DIVA-n? - Verifikoni detyrimin në “Tax Test”. Afati deri më 31 Mars 2026
Të gjithë tatimpaguesit në vend mund të zbulojnë në një mënyrë më të thjeshtë nëse kanë apo jo detyrim të plotësojnë Deklaratën Individuale të të Ardhurave ,......
AKU bllokon mbi 2.4 tonë produkte mishi dhe fruta të thata
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton se ka kryer kontrolle në tregun Agroushqimor në Tiranë, në subjekte të cilat tregtonin produkte me origjinë shtazore,......
Prodhimi, përjashtim nga akciza e gazit - Propozimi/ Kosto e lartë për kompanitë. Cënohet konkurrueshmëria e produkteve shqiptare
Gazi i lëngshëm që përdoret në industrinë e prodhimit duhet të përjashtohet nga akciza. Ky është propozimi i depozituar për diskutim në komisionet kuvendore......
Shqipëria ratifikon vendimin e CEFTA për shërbimet turistike - Më pak barriera, më shumë konkurrencë në tregun rajonal të turizmit
Shqipëria ka ratifikuar vendimin për Komitetin e Përbashkët të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore, i njohur si CEFTA, që synon lehtësimin e......
“Inspektorët, jo gjahtarë të biznesit!” - Kryeministri Rama: Inspektimet duhet të kryhen mbi bazën e riskut
Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, zhvilluan një takim me Kryeinspektorin e Përgjithshëm dhe drejtuesit e......
Cili vend na i shet frutat më shtrenjtë? Nga Belgjika, me çmim rekord. Por tregun e mbajnë Greqia dhe Ekuadori
Importet e frutave për vitin 2025 tregojnë një kontrast të fortë mes çmimit ekstrem për kilogram dhe realitetit të tregut masiv. Sipas të dhënave të tregtisë......
Prodhim eksplozivi në Shqipëri/ Ish-Uzina e Poliçanit rinis aktivitetin, lënda plasëse do përdoret në miniera e infrastrukturë
Ish-Uzina Mekanike në Zonën B të Poliçanit do të rikthehet sërish në funksion, këtë herë për prodhim lëndësh plasëse për përdorim civil. Kompania “EXPLO-CHEM......


