“Aleanca për Shqipërinë Madhështore”: PD zyrtarizon koalicionin me 25 parti të tjera!
Partia Demokratike ka depozituar kërkesën për t’u regjistruar si koalicion zgjedhor për zgjedhjet parlamentare të 11 majit edhe pse në limitet e skadimit të afatit të vendosur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Emri i këtij koalicioni do të jetë “Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”/PD-ASHM duke përfshirë në një listë gjysmën e partive që do të marrin pjesë në zgjedhjet e 11 majit.
Koalicioni përmban 26 parti dhe drejtues i saj do të jetë Sali Berisha. “Numri përkatës i kandidatëve që do të propozojë çdo parti pjesë e koalicionit, do të specifikohet në momentin e depozitimit të listës shumemërore të kandidatëve, sipas formatit të fletës së votimit të përcaktuar nga KQZ në këto zgjedhje.Në listën shumemërore të koalicionit do të përfshihen, për çdo parti të Koalicionit, numri i kandidatëve dhe renditja e tyre, bazuar në peshën elektorale dhe negociatat e zhvilluara nga secila parti”, thuhet në marrëveshjen e depozituar në KQZ.
Partitë përbërëse të koalicionit
1. Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryetari, Sali Berisha.
2. Partia e Lirisë, përfaqësuar nga Presidenti Ilir Metaj.
3. Partia Republikane, përfaqësuar nga Kryetari Fatmir Mediu.
4. Partia Demokristiane, përfaqësuar nga Kryetari Nard Ndoka.
5. Partia Bashkim për të Drejtat e Njeriut, përfaqësuar nga Kryetari Vangjel Dule.
6. Partia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë përfaqësuar nga Kryetari Agron Duka.
7. Partia Kombëtare Konservatore Albania, përfaqësuar nga Kryetari Kujtim Gjuzi
8. Partia Emigracioni Shqiptar, përfaqësuar nga Kryetari Kostaq Papa.
9. Partia Aleanca Arbnore Kombëtare, përfaqësuar nga Kryetari Gjet Ndoj
10. Partia Aleanca Europiane Ekologjike përfaqësuar nga Kryetari Sazan Guri.
11. Partia Personat me Aftësi të Kufizuar, përfaqësuar nga Kryetari Gjovalin Shqalshi.
12. Partia Lëvizja Demokratike për Ndryshim, përfaqësuar nga Kryetari Nikolin Staka
13. Partia Lëvizja e Legalitetit, përfaqësuar nga Kryetari Shpëtim Axhani.
14. Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar, përfaqësuar nga Kryetari Ylber Valteri.
15. Partia Ora e Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryetari Zef Shtjefni.
16. Partia Lidhja Demokristiane Shqiptare, përfaqësuar nga Kryetari Mhill Gecaj.
17. Partia Kristian Demokrate e Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryetari Dhimtër Muslia
18. Partia Fryma e Re Demokratike, përfaqësuar nga Kryetari Sali Shehu.
19. Partia Bashkimi Liberal Demokrat, përfaqësuar nga Kryetari Arian Starova.
20. Partia Balli Kombëtar Shqiptar, përfaqësuar nga Kryetari Adriatik Alimadhi.
21. Partia Balli Kombëtar Demokrat, përfaqësuar nga Kryetari Artur Roshi.
22. Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptarë përfaqësuar nga Kryetari Selami Jenishehri.
23. Partia për Europianizim dhe Integrimin e Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryetari Rivelino Çuno.
24. Partia Rruga e Vërtetë Shqiptare, përfaqësuar nga Kryetari Muharem Doda.
25. Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian, përfaqësuar nga Kryetari Vasil Sterjovski.
26. Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet përfaqësuar nga kryetari Shpëtim Idrizi.
Sondazh

Trump vendos tarifa për Kanadanë, Meksikën, Kinën - SHBA nis luftën tregtare, ndërsa vendet fqinje dhe Pekini kundërpërgjigjen
Tarifat e reja prej 25% të presidentit amerikan Donald Trump për importet nga Meksika dhe Kanadaja hynë në fuqi të martën, së bashku me një dyfishim të......

Vlora International Airport afër përfundimit - Kërkohet staf në pozicione të ndryshme: 100 vende të lira pune!
Vlora International Airport (VIA) njofton se aktualisht është në përgatitje për hapjen e tij dhe është në kërkim të stafit që do të shërbejë në këtë projekt......

Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Dollari amerikan blihet sot me 94 lëkë dhe shitet me 95.2 lekë duke e nisur ditën në vlera të paqëndrueshme në raport me një ditë më parë sipas kursit të......

Mbivendosja e pronave në regjistrat kadastralë/Rusi: Mbetet ndër problemet më të mëdha
Ndër vite, Shqipëria është përballur me çështje që lidhen me pronësinë informale të tokës, duke krijuar pengesa për investimet dhe duke penguar zhvillimin......

Çelet Panairi i Turizmit në Berlin, Rama: Shqipëria, destinacioni turistik me rritjen më të shpejtë në Europë
Gjatë ceremonisë së hapjes së Panairit të Turizmit në Berlin, Kryeministri Edi Rama theksoi se Shqipëria është tani një nga destinacionet turistikë me......

E vetmja minierë diamanti në botë e hapur për publikun: Vizitorët mund të mbajnë çdo gur të çmuar që gjejnë!
I vetmi vend në botë ku publiku mund të kërkojë diamante të vërtetë në burimin e tyre origjinal vullkanik, Crater of Diamonds është një përvojë e veçantë që......

Britania, 2 mld dollarë për Ukrainën Financimi lejon blerjen e 5,000 raketave të mbrojtjes ajrore
Mbretëria e Bashkuar do t'i sigurojë Ukrainës një paketë të re financimi prej 2 miliardë dollarësh për të forcuar mbrojtjen e saj, duke lejuar blerjen e......

Gonxhja: Mbi 22 mijë pensionistë kanë tërhequr Bonusin e Pranverës në të gjithë Shqipërinë!
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, njoftoi sot se 22.718 pensionistë në të gjithë Shqipërinë kanë tërhequr sot bonusin e......