Albpetrol nxjerr 70.250 ton naftë/ Prodhimi, kompania shtetërore ruan tendencën e 3 viteve të fundit
Rreth 70.250 ton naftë u prodhua nga kompania publike e nxjerrjes të naftës Albpetrol gjatë vitit 2024, një sasi thuajse e njëjtë në raport me 2 vitet e fundit. Pas 2020-ës që ishte një vit pandemik sasia e prodhuar ka shënuar një tendencë në rritje, për të mbajtur thuajse të njëjtat nivele në periudhën 2022 – 2024. Gjithsesi, këto nuk janë vitet më të mirë në drejtim të nxjerrjes së arit të zi nga Albpetrol në 10 vitet e fundit, duke qenë se në periudhën 2017 – 2019 sasia e nxjerrë ka qenë më e madhe.
Aktualisht, Albpetrol prodhon naftë nga 5 vendburime ranore apo gëlqerore e më konkretisht në vendburimet: Kuçovë, Patos, Cakran – Mollaj, Gorisht – Kocul dhe Amonicë. Vendburimi më i madh është ai Gorisht – Kocul, ku të paktën në 10 vitet e fundit është nxjerrë sasia më e madhe e naftës. Për vitin 2024 sasia e naftës së nxjerrë nga ky vendburim arriti në 32,478 ton. Pas tij vjen vendburimi i Kuçovës, me rreth 16 mijë ton dhe Cakran – Mollaj me rreth 14.100 ton.
Sipas të dhënave të fundit të disponueshme, të ardhurat e Albpetrol, arritën në rreth 1.47 miliardë lekë për 3-mujorin e parë 2024. Thuajse në të njëjtin nivel regjistrohen edhe shpenzimet, duke rezultuar me një fitim neto prej rreth 0.4 milionë lekë. Në fund të vitit 2023, të ardhurat ishin rreth 6 miliardë lekë ndërsa shpenzimet rreth 5.93 miliardë lekë, duke regjistruar një fitim neto prej rreth 74 milionë lekë.
Sondazh

Britania zbut rregullat tatimore për të huajt e pasur - Masa synon të parandalojë largimin e miliarderëve nga vendi
Mbretëria e Bashkuar do të zbusë disa ndryshime të planifikuara në rregullin e saj të diskutueshëm të taksave për të huajt, pas shqetësimeve për një eksod......

Ku i blejmë veglat e punës? Nga Kina tek SHBA, 64 vende të botës furnizojnë Shqipërinë
Shqipëria importon vegla dhe pajisje pune nga 64 vende të ndryshme të botës, duke përfshirë disa prej ekonomive më të mëdha globale. Të dhënat tregojnë një......

“Rrëzohet” miti i kulturës financiare/ Shqiptarët zotërojnë njohuri të mira, por kanë përfshirje të ulët
Sipas “Vrojtimit mbi Kulturën Financiare të të Rriturve në Shqipëri”, zhvilluar nga Banka e Shqipërisë rezulton se indeksi i kulturës finaciare të individëve......

Banka e Zhvillimit, shteti me 51% të aksioneve/ Pr/ligji: Do të operojë si shoqëri tregtare me degë brenda dhe jashtë vendit
Banka e Zhvillimit do të operojë si shoqëri tregtare dhe do të përjashtohet nga zbatimi i dispozitave të ligjit që rregullon bankat. Sipas projektligjit,......

Tarifa 25% për Kanadanë dhe Meksikën - Si do të ndikojnë taksat e Trump në çmimet e mallrave?
Presidenti i SHBA-së Donald Trump synon të vendosë një tarifë të përgjithshme prej 25% për mallrat meksikane dhe kanadeze, duke thënë se ato taksa do të......

Aleati i Putin, Lukashenko, fiton një mandat të 7-të në zgjedhjet që Perëndimi i quan një farsë!
Udhëheqësi bjellorus dhe aleati rus, Alexander Lukashenko, zgjati të hënën sundimin e tij 31-vjeçar pasi zyrtarët elektoral e shpallën atë fitues të......

2.5 miliardë dollarë për rimëkëmbjen nga zjarret - Kaliforni, fondet do të përdoren për strehimin e banorëve, rindërtimin
Kalifornia do të shpenzojë 2.5 miliardë dollarë për të ndihmuar zonën e Los Anxhelosit të rimëkëmbet nga zjarret e fundit vdekjeprurëse. Guvernatori......

Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Dollari amerikan ka fituar pikë duke u blerë sot me 93.5 lekë dhe duke u shitur me 94.7 lekë sipas kursit të këmbimit lokal në raport me javën e......