Shqipëria Postuar më 16 Shkurt 2026, 11:28

Albpetrol nxjerr 65 mijë ton naftë - Kompania shtetërore uli prodhimin me 5 mijë ton në 2025-ën

Nga Ola Mitre

Albpetrol nxjerr 65 mijë ton naftë - Kompania shtetërore uli

Rreth 65 mijë ton naftë u prodhua nga kompania publike e nxjerrjes të naftës Albpetrol gjatë vitit 2025, duke shënuar rënie me rreth 5 mijë ton në raport me një vit më parë. Pas 2020-ës që ishte një vit pandemik sasia e prodhuar shënoi një tendencë në rritje, për të mbajtur thuajse të njëjtat nivele në periudhën 2022 – 2024.

Gjithsesi, këto nuk janë vitet më të mirë në drejtim të nxjerrjes së arit të zi nga Albpetrol në 10 vitet e fundit, duke qenë se në periudhën 2017 – 2019 sasia e nxjerrë ka qenë më e madhe.

Aktualisht, Albpetrol prodhon naftë nga 5 vendburime ranore apo gëlqerore e më konkretisht në vendburimet: Kuçovë, Patos, Cakran – Mollaj, Gorisht – Kocul dhe Amonicë. Vendburimi më i madh është ai Gorisht – Kocul, ku të paktën në 10 vitet e fundit është nxjerrë sasia më e madhe e naftës.

Për vitin 2025 sasia e naftës së nxjerrë nga ky vendburim arriti në 29,243 ton. Pas tij vjen vendburimi i Kuçovës, me 15,743 ton dhe Cakran – Mollaj me 12,478 ton.

Ndërkaq, sipas të dhënave të fundit të disponueshme, të ardhurat e Albpetrol, arritën në 6 mld lekë për vitin 2024, ndërsa shpenzimet në 6.5 mld lekë. Në vitin 2024 investimet e Albpetrol u regjistuan në rreth 250 mln lekë, ndonëse plani ishte për 755 mln lekë.

 


 

Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat