Albpetrol nxjerr 26 550 ton naftë - Të dhënat për janar – qershor 2025, nga 5 vendburimet e kompanisë publike
Rreth 26 550 ton naftë është prodhuar nga Albpetrol në 6 muajt e parë të vitit 2025, në të gjithë vendburimet që administrohen nga kompania publike. Aktualisht, Albpetrol prodhon naftë nga 5 vendburime ranore apo gëlqerore e më konkretisht në vendburimet: Kuçovë, Patos, Cakran – Mollaj, Gorisht – Kocul dhe Amonicë.
Vendburimi më i madh është ai Gorisht – Kocul, ku të paktën në 10 vitet e fundit është nxjerrë sasia më e madhe e naftës. Për vitin 2025 sasia e naftës së nxjerrë nga ky vendburim ka arritur në mbi 11 600 ton. Pas tij vjen vendburimi i Kuçovës, me rreth 6400 ton dhe Cakran – Mollaj me rreth 5500 ton.
Sa i takon vitit të kaluar, kompania publike e mbylli vitin 2024 me rreth 70 250 ton naftë të prodhuar, një sasi thuajse e njëjtë në raport me 2 vitet e fundit. Pas 2020-ës që ishte një vit pandemik sasia e prodhuar ka shënuar një tendencë në rritje, për të mbajtur thuajse të njëjtat nivele në periudhën 2022 – 2024.
Gjithsesi, këto nuk janë vitet më të mirë në drejtim të nxjerrjes së arit të zi nga Albpetrol në 10 vitet e fundit, duke qenë se në periudhën 2017 – 2019 sasia e nxjerrë ka qenë më e madhe.
Në Shqipëri janë shpuar gjithësej 6 799 puse, ndërsa aktualisht shoqëria Albpetrol administron rreth 1202 puse aktive nafte, me një prodhim ditor rreth 206 ton.

Si të mbroheni nga anulimet e Airbnb? - Qeveritë evropiane po marrin masa të ashpra ndaj qirave afatshkurtra
Qeveritë evropiane po kufizojnë ndjeshëm qiratë afatshkurtra si Airbnb, duke rritur rrezikun për udhëtarët gjatë sezonit turistik. Ekspertët rekomandojnë një......

Prodhimi industrial gjerman tejkalon pritshmëritë - Rritja u nxit nga automobilat, energjia dhe sektori farmaceutik
Prodhimi industrial në Gjermani shënoi një rritje në muajin maj, duke tejkaluar pritshmëritë e ekonomistëve. Zgjerimi u nxit nga automobilat, energjia dhe......

Lirimi i hapësirave publike, Rama rikthehet në Vlorë - Kryeministri ‘inspekton’ porositë e lëna pak ditë më parë
Kryeministri Edi Rama, në mëngjesin ë kësaj të henë ka mbërritur në qytetin e Vlorës, ka ka mbajtur një takim në bashki. Kreu i qeverisë është pritur nga......

Bulqizë, komunizmi kthehet si atraksion turistik - FSHZH financon 271 milionë lekë për Parkun Tematik Retro
Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur hapjen e tenderit për ndërtimin e infrastrukturës së modeleve të integruara, Parku Tematik Retro në Bulqizë. Fondi......

OPEC+ nxit rënien e çmimeve të naftës - Organizata shton prodhimin për muajin gusht, kërkesa e zbehtë
OPEC+ vendosi të rrisë mbi pritshmëritë prodhimin e naftës për muajin gusht, duke shkaktuar rënien e çmimeve në treg. Ndërkohë, pasiguritë tregtare rreth......

‘National Geographic’: Riviera shqiptare perfekte për një udhëtim. Rrugëtimi nga Vlora në Ksamil ndryshe në “Maldivet e Europës”!
Prestigjiozja National Geographic i ka kushtuar një artikull Shqipërisë, duke e përshkruar si një destinacion ideal për udhëtime me makinë. “Pse Riviera......

Pas Samitit të Brazilit, Trump tarifa 10% për vendet e BRICS - Aleanca e vendeve në zhvillim kritikoi tarifat tregtare të Trump
Presidenti Donald Trump paralajmëroi një tarifë shtesë prej 10% për çdo vend që përputhet me politikat “antiamerikane” të grupit BRICS. Aleanca e vendeve në......

Nike, tarifat e Trump kushtojnë 1 miliard USD - Kompania do të zvogëlojë prodhimin në Kinë për të reduktuar humbjet
Nike pret që tarifat e vendosura nga administrata Trump të rrisin kostot me rreth 1 miliard dollarë. Kompania planifikon të reduktojë prodhimin në Kinë dhe......