Shqipëria Postuar më 28 Qershor 2025, 17:18

Albpetrol angazhohet për rehabilitimin e ndotjes në zonën naftëmbajtëse Gorisht-Kocul!

Nga Hamit Yzeiraj

Albpetrol angazhohet për rehabilitimin e ndotjes në zonën
Kompania Albpetrol ka vendosur të pastrojë zonën naftëmbajtëse në Gorisht-Kocul. Kompania thekson se ky angazhim është bërë edhe më i domosdoshëm për shkak të gjendjes së trashëguar nga dekada të tëra aktivitetesh të pakontrolluara në zonat naftëmbajtëse, veçanërisht në vendburimin që është aktiv për më shumë se 60 vjet.

Sipas deklaratës zyrtare, gjatë kësaj periudhe janë gjeneruar sasi të konsiderueshme mbetjesh industriale, të cilat deri pak vite më parë nuk janë trajtuar sipas standardeve bashkëkohore.

Albpetrol deklaron se aktualisht po zbatohet një plan i qartë masash për rehabilitimin e mjedisit, në përputhje me protokollet teknike dhe mundësitë financiare, për të garantuar një pastrim të qëndrueshëm të zonës.

Kompania thekson se nuk ka më asnjë aktivitet ndotës të ri në zonë, ndërsa operimet aktuale respektojnë manualet teknike dhe standardet mjedisore në fuqi. Ndërkohë, sasia e mbetjeve të trashëguara po zvogëlohet progresivisht çdo vit, gjë që dokumentohet edhe nga inspektimet dhe raportet përkatëse.

Për sa i përket rrjedhjes së mbetjeve në periudha të nxehta, Albpetrol sqaroi se kjo është një dukuri që aktivizohet vetëm gjatë verës për shkak të temperaturave të larta, ndërsa gjatë pjesës tjetër të vitit nuk ka rrjedhje. Kjo, sipas kompanisë, mund të vërtetohet lehtësisht nga ekspertët e mjedisit dhe raportimet e mëparshme të mediave.

Në përfundim, Albpetrol garanton se do të vijojë me përkushtim punën për rehabilitimin e zonës dhe mbrojtjen e pasurisë natyrore kombëtare, me fokus të veçantë në zonën e lumit Vjosë, e cila lidhet me vendburimin e përmendur.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat