Aktivet e bankave, sa 93.2% e ekonomisë - BSH: Sektori jobankar vijon të zërë një hapësirë të vogël në sistemin financiar
Në gjysmën e dytë të vitit 2024, sistemi financiar shqiptar ka shënuar një zhvillim të qëndrueshëm, me një rritje të aktiveve të tij në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB). Konkretisht, pesha e aktiveve, pra e pasurisë së sistemit financiar ndaj PBB-së u rrit me 3 pikë përqindje, duke arritur nivelin 93.2%.
Kjo nënkupton se vlera e pasurisë të gjithë sistemit financiar që përfshin bankat, kompanitë e sigurimeve, fondet e investimit, e të tjera në Shqipëri, është rritur dhe llogaritet të jetë sa 93.2% e të gjithë ekonomisë së vendit.
Megjithatë, kjo rritje vjetore ishte më e ulët krahasuar me ritmin e rritjes së PBB-së, që tregon për një ngadalësim relativ në zhvillimin e sistemit financiar.
Rënia më e ndjeshme në këtë drejtim është kontribuar kryesisht nga sektori bankar, i cili vetëm ka sjellë një ulje prej 1.2 pikë përqindje në totalin e peshës së sistemit financiar ndaj PBB-së. Megjithatë, pavarësisht kësaj, sektori bankar vazhdon të jetë dominues, duke zënë afro 90% të totalit të aktiveve të sistemit financiar.
Nga ana tjetër, sektorët jobankarë si shoqëritë e sigurimit, fondet e pensionit dhe fondet e investimit mbeten ende të vogla në përmasë. Ekspozimi i bankave ndaj këtyre sektorëve është i ulët, që nënkupton se ndikimi i drejtpërdrejtë i sektorit bankar në zhvillimin e sektorëve të tjerë financiarë është i kufizuar. Megjithatë, ndjeshmëria e këtyre sektorëve ndaj sektorit bankar është e lartë, gjë që tregon se çdo luhatje në stabilitetin bankar mund të ketë pasoja të mëdha në sistemin e përgjithshëm financiar.
Sipas të dhënave nga Raporti i Stabilitetit Financiar të Bankës së Shqipërisë, sektori bankar është sa 84.3% të PBB-së, institucionet financiare jobankare (IFJB) zënë 3.8%, shoqëritë kursim-kreditit (SHKK) 0.8%, shoqëritë e sigurimit 2.0%, fondet e pensionit 0.5%, fondet e investimit 1.8%.
Në sistemin financiar, rreth 90% e aktiveve i takojnë sektorit bankar dhe vetëm 10% institucioneve financiare jobanka, fondeve të investimit, pensioneve dhe të tjera.
Sondazh

PD-ASHM mbyll fushatën për zgjedhjet e 11 majit
Paralelisht me Partinë Socialiste, edhe PD-ASHM po zhvillon takimin përmbyllës për zgjedhjet e 11 majit, pranë Bulevardit të Ri. Kryestrategu amerikan i......

Partia Socialiste mbyll fushatën për zgjedhjet e 11 majit
Partia Socialiste përmbyll fushatën për zgjedhjet e 11 majit në Tiranë. Takimi po zhvillohet në ambientet e Parkut Olimpik. Partia Socialiste synon të......

Aministi për disa gjoba të papaguara nga 2015-2024 - Vendimi i miratuar parashikon faljen për vetëm një kategori qytetarësh dhe biznesesh
Aministi për një kategori qytetarësh dhe biznesesh që kanë pasur gjoba të papaguara nga viti 2015 deri në 2024. Është marrë një vendim nga Këshilli i......

Nga diaspora mbërrijnë 174 488 zarfe zgjedhore - Cilat shtete kanë dërguar më shumë vota të emigrantëve shqiptarë?
Kjo e premte, është afati përfundimtar për të gjithë emigrantët shqiptarë të cilët jetojnë në Greqi, por jo në ishujt grekë, për të dorëzuar zarfet zgjedhore......

Si ndikohet Greqia nga tarifat e Trump? - Efektet e drejtpërdrejta dhe indirekte në ekonominë helene
Analistët e Alpha Bank po hetojnë efektet e drejtpërdrejta dhe të tërthorta që tarifat e administratës Trump mund të kenë në ekonominë greke. Në veçanti, po......

Bankingu në shtëpi “merr hov” në 2025 - BSH: Rreth 22.5% më shumë veprime bankare përmes telefonit se në 2024
Shqiptarët po kryejnë gjithnjë e më shumë transaksione përmes aplikacioneve të bankave. Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se gjatë dy......

“Votat nga Greqia po dorëzohen dorazi në KQZ” - Nuri: Nuk do të njihen votat e diasporës që vijnë jashtë protokollit
Drejtuesja politike e diasporës për Partinë Demokratike Jozefina Topalli, në një deklaratë për mediat, ngre shqetësimin për parregullsitë të cilat sipas saj......

Sigurimi i makinave, 12% më shumë prime në 2025 - AMF: Kufitari, i vetmi produkt me rënie të kontratave në tremujorin e parë
Kanë arritur në 3.3 miliardë lekë primet e shkuara bruto nga sigurimi i detyrueshëm motorik. Të dhënat nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare tregojnë se të......