Shqipëria Postuar më 13 Prill 2026, 11:56

Aksioni anti-informalitet tek pronat - Pipiria: Të shtrihet në gjithë spektrin e transaksioneve të pasurive të paluajtshme

Nga Elisabeta Dosku

Aksioni anti-informalitet tek pronat - Pipiria: Të shtrihet në

Administrata tatimore po vijon aksionin e kontrolleve në agjencitë immobiliare për  formalizimin e tregut dhe mbrojtjen e konsumatorëve nga çmimet abuzive.

Rastet e evidentuara tregojnë fshehje të të ardhurave nga komisionet, ku së fundmi në një agjenci imobiliare në Vlorë, janë konstatuar rreth 920 mijë euro të ardhura të padeklaruara.

Por si ndikojnë tek ky treg këto aksione? Në një intervistë për SCAN,  TV Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës së Pasurive të Paluajtshme (NAREA), Reinaldo Pipiria, thekson se sektori është i hapur ndaj çdo kontrolli, por sipas tij, aksioni duhet shtrirë në të gjithë spektrin e transaksioneve.

“Ne jemi bërë objekt i sektorit. Urojmë të hetohen të gjitha hapat dhe në skutat më te errëta ku në të vërtetë janë  të gjitha problematikat. Jemi të hapur të kontrollohen.  Nëse shtrihet në të gjithë spektrin e transaksioneve të pasurive të paluajtshme është një aksion i shëndetshëm. Por nëse është vetë në një sektor, dekurajon të shëndetshmin.”

Në kuadër të planit operacional në sektorin e ndërtimit, prej muajsh tashmë  Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve po vijon të hetimet në të gjithë sektorin, të mbështetura në analizë risku dhe përdorim të avancuar të të dhënave.

Aksioni do të vijojë pa ndërprerje deri në formalizimin total të sektorit të pasurive të paluajtshme.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat