Shqipëria Postuar më 26 Dhjetor 2024, 11:06

Aksioni anti informalitet, shtohen të ardhurat në buxhet - Në 11 muaj u identifikuan 27% më shumë punëmarrës informalë

Nga Ernilda Luzi

Aksioni anti informalitet, shtohen të ardhurat në buxhet - Në 11

Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore gjatë gjithë vitit, ka vijuar me kontrollet për respektimin e standarteve të punës sipas legjislacionit në fuqi nga bizneset.

Krahasuar me vitin 2023, janë identifikuar 27 % më shumë punëmarrës informalë. Ndërkohë janë shtuar 26.404.560 lekë në muaj të ardhura në buxhet pas deklarimit të tyre.

Sipas të dhënave nga Inspektorati Shtetëror i Punës, përgjatë periudhës Janar- Nëntor 2024, janë inspektuar 8,878 subjekte mbi bazë risku;

16,396 subjekte të reja janë këshilluar për të drejtat dhe detyrimet nga Legjislacioni Punës; 624 inspektimejanë kryer për shkak ankese, një rritje prej 25% më shumë krahasuar me 2023, ku 76.8% të vendimeve janë marrë në favor të punëmarrësve.

Masat ndëshkuese kanë shënuar gjithashtu rritje me 1,256 pezullime, pra me rritje 21% më shumë, ndërkohë janë ndërmarrë 1,620 paralajmërime ndaj subjekteve, me një rritje prej 44% më shumë; dhe janë vënë 179 gjoba, pra me një rritje prej 42% më shumë, se një viti më parë.

Aksionet vijojnë si pjesë e përpjekjeve për të garantuar formalizim dhe standarde në tregut të punës.

 

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......