Aksion në fabrikat e miellit, qumështit dhe mishit - Gjylameti: Garantojmë sigurinë ushqimore, forcojmë infrastrukturën

Duke nisur nga java e ardhshme, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të nisë një aksion inspektimesh përqendruar në fabrikat e miellit dhe furrat e bukës, në sektorin e përpunimit të qumështit dhe atë të nënprodukteve të mishit.
Gjatë një takimi me inspektorë të AKU-së në të gjithë vendin, Drejtoresha Blerina Gjylameni theksoi se do të rishikohet plani vjetor i riskut dhe fokusi i inspektimeve do të jetë në sektorët më problematikë. Nga ana tjetër ajo theksoi se do të forcohet paralelisht edhe infrastruktura, sidomos në pikat e kalimit kufitar.
“Pas miellit, qumështit, kemi nënproduktet e mishit duke qenë se kanë një riskut të lartë dhe pastaj do kalojmë me inspektime në të gjithë Shqipërinë që të shohim se si bizneset plotësojnë standardet dhe çfarë masash duhen marrë, duhet informim dhe trajnime dhe në fund të sigurojmë atë që të gjithë presim, sigurinë ushqimore. Asnjë punë nuk mund të kryhet nëse nuk kemi infrastrukturën, prandaj është ndërmarrë një projekt për përmirësimin e infrastrukturës në pikat e inspektimit kufitar, ku do të ketë inspektime të plota dhe të pjesshme në disa pika si dhe investime në 7 laboratorë kryesorë.”
Ndërsa, Kryeinspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula, theksoi se inspektorët duhet të kenë tolerancë zëro ndaj abuzimeve dhe të sigurojnë maksimalisht cilësinë e produkteve që konsumojmë.
“Tolerancë zero ndaj subjekteve që shkelin ligjin sa i takon pesticideve. Ju jeni garantorët që të kontrolloni gjithçka dhe që të mos lejoni që asnjë prodhim vendas të mos jetë në nivelin e duhur. Në të gjithë prodhimin, bulmetin, mishin, cilësia është kryesorja. Nëse ka biznese që tentojnë që në prag të skadencës së një produkti, tentojnë të ndërrojnë etiketën, duhet ti parandaloni.”
Kryeinspektori u shpreh gjithashtu se deri në fund të vitit pritet të jetë në funksion një sistem tërësisht i digjitalizuar inspektimi në mënyrë që procedura të jetë standarde dhe transparente në të gjithë vendin.
Rritja e pagave shtrenjtoi kostot në ndërtim/ Tregu i ndërtimit shënoi zgjerim të lehtë, por çmimet e materialeve pësuan rënie
Kostot e ndërtimit në Shqipëri kanë vijuar të shfaqin tendencë të lehtë rritjeje. Sipas të dhënave zyrtare, Indeksi i Kushtimit në Ndërtim arriti në 114,1,......
“Evropa duhet të përforcojë autonominë e saj” - Kreu i BEI-së, Calvino: Ligjvënësit, të veprojnë më shpejt
Ndërsa lufta në Lindjen e Mesme përshkallëzohet, Evropa duhet të përforcojë autonominë e saj strategjike, nga energjia te mbrojtja, sipas Nadia Calviño,......
9 në 10 biznese në Shqipëri janë në sektorin e shërbimeve/ Tregtia kryeson bindshëm xhiron. Ndjekin, turizmi dhe ndërtimi
Ekonomia shqiptare vijon të mbështetet fuqishëm te sektori i shërbimeve. Sipas rezultateve finale të Anketës Strukturore të Ndërmarrjeve, të publikuara nga......
Gati rikualifikimi urban në Astir - Investim 88.5 mln lekë për rrugët “Joklin Persi” e “Arben Mekshi”
Bashkia Tiranë ka shpallur hapjen e garës për ndërtimin e rrugës “Arben Mekshi” dhe “Joklin Persi”. Fondi limit i përllogaritur është 88 milion e 599 mijë......
Doganat bllokojnë 920 pajisje elektronike
Në vijim të kontrolleve të vazhdueshme për respektimin e ligjshmërisë, Dega Doganore Rinas njofton se ka bllokuar 920 pajisje elektronike "Apple" dhe......
Kursi i këmbimit/ Forcohen Paundi britanik dhe Franga zvicerane
Dollari amerikan e ka nisur ditën negativisht duke pësuar zbritje të lehtë të kuotës nga dita që lamë pas teksa është blerë sot me 82.3 lekë dhe është shitur......
Energjia diellore arrin rekord në Shqipëri - 13.2% e prodhimit vendas në vitin 2025, ulet prodhimi nga hidrocentralet
Energjia elektrike e prodhuar nga impiantet diellore ka shënuar një rritje të ndjeshme gjatë vitit 2025, duke arritur për herë të parë në 13.2% të prodhimit......
Sa humb BE nga falsifikimet e mallrave? - Mallrat kineze kryesojnë. Inspektimi i plotë doganor, ende i vështirë
Zyrtarët në Aeroportin e Liezhit, i pesti më i madh i mallrave në Evropë dhe një nga portat kryesore të hyrjes në Evropë nga shitësit me pakicë jashtë......


