Shqipëria Postuar më 7 Nëntor 2024, 13:35

Aksion antiinformalitet ndaj furrave të bukës - Kontrolle në 172 subjekte, kapen në shkelje 31 prej tyre

Nga Elisabeta Dosku

Aksion antiinformalitet ndaj furrave të bukës - Kontrolle në 172

Administrata tatimore ka nisur një aksion në terren përqendruar në furrat e bukës në me qellim sensibilizimin dhe përmbushjen e detyrimeve tatimore.

Referuar njoftimit zyrtar,  Drejtoria e Verifikimit dhe Koordinimit në Terren në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve ka inspektuar për 3 ditë me radhë aktivitetet e furrave të bukës në kryeqytet. 

Gjatë inspektimeve, janë kontrolluar në total 172 furra buke, nga të cilat; 10 subjekte janë penalizuar për punonjës të padeklaruar; 16 subjekte janë penalizuar për moslëshim të faturës; 3 subjekte janë penalizuar për mosafishim të listës së çmimeve; 1 subjekt është penalizuar për mosrinovim të certifikatës elektronike të fiskalizimit; 1 subjekt është penalizuar për mosdisponim të faturës së mallit.

Administrata Tatimore bën me dije se do të vijojë të ndërgjegjësojë bizneset përmes aktiviteteve inspektuese dhe ndërgjegjësuese duke synuar vetëpërmbushjen e tyre dhe krijimin e një klime të drejtë dhe të barabartë për të gjithë subjektet tregtare.

Ndërkohë ky sektor është vendosur nën monitorim edhe nga Autoritetit i Konkurrencës sa i takon çmimit të prodhimit dhe tregtimit të bukës pas hyrjes në fuqi të vendimit nr. 72 datë 15.04.2024 të Entit Rregullator të Energjisë (ERE).

Në lidhje me këtë situatë OSHEE ka sqaruar se asgjë nuk ka ndryshuar nga data 1 nëntor.

“Si rrjedhojë, çdo rritje e çmimit nga subjektet e furrave të bukës është i padrejtë dhe abuziv”, thekson OSHEE. Sipas të dhënave nga kompania, aktualisht janë rreth 1600-1700 furra buke të regjistruara si të tilla. Ndërkohë, që çmimi i energjisë në orarin e pikut ka filluar të zbatohet për furrat e bukës që nga viti 2016 dhe asnjeherë nuk ka patur ankesa për këtë tarifë.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat