Shqipëria Postuar më 9 Dhjetor 2025, 10:21

AKPA: Garancia Rinore mundësi për punësimin e të rinjve - Programet e punësimit shtuan ss7.451 të rinj të punësuar në 10 muaj

Nga Ernilda Luzi

AKPA: Garancia Rinore mundësi për punësimin e të rinjve -

Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive bën të ditur se përmes ndërmjetësimit, programeve të nxitjes së punësimit dhe aftësimit profesional, përgjatë 10 mujorit të fundit janë krijuar mundësi konkrete punësimi, formimi dhe vetëpunësimi për mijëra të rinj në mbarë vendin.

Sipas të dhënave nga Agjencia Kombvëtare e Punësimit dhe Aftësive, 7.451 të rinj deri në moshën 29 vjeç janë punësuar falë ndërmjetësimit të shërbimeve publike të punësimit, nga të cilët 612 përmes programit pilot të Garancisë Rinore. Ky program shënon një hap të rëndësishëm në modernizimin e politikave aktive të tregut të punës, duke ofruar orientim, ndërmjetësim dhe vende pune të përshtatura me profilin e tyre profesional.

Në kuadër të Programeve të Nxitjes së Punësimit, 1.203 të rinj janë përfshirë në skema mbështetëse që synojnë krijimin e përvojës profesionale dhe rritjen e mundësive për integrim të qëndrueshëm në tregun e punës.

Mbi 4,500 vajza dhe djem u regjistruan në klasën e 10 në Arsimin Profesional, ndërsa procesi i transferimit vijon ende. Krah tyre, 6.290 të rinj kanë ndjekur një kurs formimi profesional, duke përfituar aftësi praktike të kërkuara nga tregu i punës.

Ndërkohë, një tjetër rezultat lidhet me nxitjen e sipërmarrjes së re. Përmes Programit të Vetëpunësimit, 120 vajza dhe djem kanë arritur të hapin sipërmarrjet e tyre, duke hedhur hapat e parë drejt krijimit të bizneseve.

Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive nënvizon se mbështetja ndaj të rinjve mbetet prioritet, duke bërë më tej të mundur aftësimin dhe punësimin e sigurt të tyre.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat