Shqipëria Postuar më 18 Shtator 2025, 09:54

AKPA: 6000 vende të lira pune në të gjithë vendin/ Tregu i punës, nevojë për fuqi punëtore në shumë profesione

Nga Ernilda Luzi

AKPA: 6000 vende të lira pune në të gjithë vendin/ Tregu i

Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive ka publikuar 6000 vende të lira pune në të gjithë vendin. Qindra pozicione në sektorë të ndryshëm janë të disponueshme për aplikim, për të gjitha nivelet arsimore.

Kjo iniciativë vjen si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të institucionit, për të nxitur punësimin dhe për të krijuar mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët shqiptarë.

Pozicionet e ofruara përfshijnë një gamë të gjerë profesionesh, nga industria dhe ndërtimi, te shërbimet, tregtia, bujqësia, turizmi dhe teknologjia. Vendet e punës janë të hapura për të gjitha nivelet arsimore, nga ata pa diplomë deri te profesionistë me arsim të lartë, dhe ofrojnë mundësi të vlefshme për të të gjithë ata persona që janë në kërkim të një pune.

Aplikimi mund të bëhet online përmes portalit zyrtar puna.gov.al, ku në pak minuta, qytetarët mund të regjistrohen, si dhe të përzgjedhin pozicionin që u përshtatet.

Për ata që kanë nevojë për orientim apo ndihmë gjatë procesit të aplikimit, Agjencia fton qytetarët të vizitojnë zyrat e punës më të afërta, ku specialistët janë në dispozicion për t’u ofruar asistencë të drejtpërdrejtë. Gjithashtu, komunikimi është i hapur edhe përmes email-it dhe aplikacionit ËhatsApp, duke e bërë procesin sa më të lehtë dhe të aksesueshëm për të gjithë.

Synimi mbetet lehtësimi i punësimit në vend, për të ndihmuar qytetarët në ndërtimin e një të ardhmeje më të sigurt profesionale.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat