Akomodimi për pushime shtrenjtohet me 3-5% - Në Dhërmi mesatarisht 95 euro/nata, Ksamili në rënie të lehtë
Në prag të sezonit turistik veror, çmimet e apartamenteve që jepen me qira ditore në zonat më të frekuentuara turistike, si Dhërmi, Shëngjin, Himarë dhe Velipojë, kanë shënuar një rritje të lehtë prej 3-5%.
Sipas të dhënave nga platforma Booking, gjatë muajit qershor dhe në fillim të korrikut, çmimet për një natë variojnë nga 45 euro në Velipojë e renditur si zona më e lirë për akomodim, deri në 95 euro në Dhërmi, që aktualisht është zona me çmimin më të lartë mesatar për natë në hotele apo struktura të ngjashme.
Ndërkohë, edhe në platformën Airbnb, ku ofrohen apartamente për qira afatshkurtër, vihet re një çmim mesatar prej afro 90 dollarësh për natë në fillim të muajit korrik.
Nga ana tjetër, Ksamili duket se ka pësuar një ulje të lehtë në çmimet e akomodimit afatshkurtër, ku çmimi për një natë qëndron aktualisht në intervalin 55–60 dollarë. Kjo përfaqëson një zbritje krahasuar me një vit më parë, kur çmimet ishin më të larta për të njëjtën periudhë.
Për sa i përket numrit të listimeve në Airbnb, në fillim të verës së kaluar Shqipëria arriti në 21,500 listime aktive, duke shënuar një rritje prej 39% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023.
Pritshmëritë për këtë vit janë që ky trend të vazhdojë, megjithëse me një ritëm më të moderuar rritjeje, për shkak të fluksit më të madh të turistëve të huaj dhe vendas që kanë mbërritur në vend gjatë muajve të parë të vitit 2025.
Mendimi juaj

Pensionet, rekord të ardhurash - 600 milionë euro të paguara nga punonjësit, shtesë me 65 milionë euro
Pavarësisht raport të ulët midis kontribuuesve dhe përfituesve, skema e pensioneve ka nisur të përmirësohet. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave......

Shqipëria, eksportuese e shërbimeve kompjuterike? - Sejko: Kemi potencial. Solovova e BERZH: Do të shtojmë investimet në infrastrukturë
Shqipëria ka potencial për t'u bërë një eksportuese e shërbimeve kompjuterike u shpreh Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko gjatë prezantimit të......

Muzhaqi: Projekte inovative në edukimin financiar për fuqizimin e të rinjve
Nxënësit e shkollës “Dhaskal Todri” dhe shkollës “Teknike Ekonomike Tiranë”, zhvilluam aktivitetin përmbyllës të projektit “Fibsat”. Falë kësaj nisme rreth......

Toka vullkanike që zëvendëson ujin - Zgjidhja e Jordanisë, që është vendi i dytë në botë për mungesën e ujit
Në rajonin Mafraq të Jordanisë, që ndodhet në veri të kryeqytetit Aman, punëtorët dhe makineritë përpunuan shkëmbinj vullkanikë, duke i shtypur ato në rërë,......

Kush nuk paguan taksat, i bllokohet makina - Tatimet, apel bizneseve: Shlyeni në kohë detyrimet!
Tatimpaguesit që nuk paguajnë në kohë detyrimet e tyre, rrezikojnë bllokim të automjeteve personale apo të biznesit. Administrata Tatimore ka nënshkruar një......

Janar-Prill, 32.8% e mjeteve të reja janë elektrike - DPSHTRR: Flota e mjeteve green u rrit me 56%
Mjetet green vijojnë të rrisin dominimin e tyre në qarkullimin rrugor në Shqipëri. Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, për......

‘Jo më viza për studentët e huaj në SHBA’ - Administrata Trump ndalon aplikimet dhe intervistat në ambasada!
Administrata e Presidentit Donald Trump ka urdhëruar misionet e saj jashtë vendit të ndalojnë caktimin e takimeve të reja për aplikantët për viza studentore......

Tarifat e Trump largojnë turistët nga SHBA - Amerikanët zgjedhin pushimet vendase!
Pushuesit në vendet e goditura më rëndë nga tarifat tregtare të Donald Trump po e heqin SHBA-në nga lista e tyre për udhëtime jashtë vendit, sipas të dhënave......