Shqipëria Postuar më 23 Maj 2025, 12:29

Akomodimi, detyrim deklarimi për 65% të kapacitetit - Cilat janë kategoritë që preken nga referenca? Viti ndahet në dy periudha

Nga Elisabeta Dosku

Akomodimi, detyrim deklarimi për 65% të kapacitetit - Cilat janë

Përgjatë këtij sezoni turistik, strukturat akomoduese në vend do të ndjekin rregulla të reja sa i takon deklarimeve,  të miratuara me vendim të posaçëm qeverie në muajin mars.

Referuar vendimit, strukturat akomoduese që do kenë detyrim të deklarojnë kapacitetin dhe nivelin e shfrytëzimit, janë kategoritë, bujtina, bllok apartamentesh, motel, fjetje dhe mëngjes, hotel, hotel i shpërndarë, resort dhe strukturë akomoduese e trashëgimisë kulturore.

Me rregullat e reja, periudha e shfrytëzimit ndahet në dy periudha sezonale, përkatësisht, nga data 1 maj deri në datën 30 shtator dhe nga data 1 tetor deri në datën 30 prill të çdo viti. Në përllogaritjet, për efekt të kapacitetit të shfrytëzimit, ditët që merren në konsideratë janë ditët kalendarike gjatë kësaj periudhe.

Vendim përcakton se niveli i shfrytëzimit të strukturave akomoduese bazohet në të dhënat e deklaruara nga sipërmarrësi i strukturës akomoduese për shfrytëzimin e kapacitetit të saj. Ky nivel llogaritet duke marrë në konsideratë numrin e përgjithshëm të dhomave të shfrytëzuara përgjatë periudhës së shfrytëzimit në raport me kapacitetin e plotë të strukturës akomoduese gjatë kësaj periudhe.

Ndërkaq, niveli minimal i shfrytëzimit të strukturës akomoduese është jo më pak se 65 % e kapacitetit të strukturës akomoduese dhe nën këtë shifër nuk mund të deklarojë shfrytëzim. Pra një hotel me 100 dhoma, nuk mund të deklarojë shfrytëzim më të ulët se për 65 dhoma në muaj.

Ndërsa duhet të deklarojnë jo më pak se 30 % e kapacitetit për periudhën nga data 1 tetor deri në datën 30 prill. Kjo vlerë llogaritet si mesatare e nivelit minimal të shfrytëzimit përgjatë periudhës së shfrytëzimit.

Deklarimi do të bëhet pranë ministrisë përgjegjëse për turizmin, brenda muajit janar të çdo viti, teksa ministria brenda muajit shkurt të çdo viti, do i dërgojë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe njësisë së qeverisjes vendore, që administron territorin ku ndodhet struktura akomoduese, të dhënat e deklaruara nga sipërmarrësi.

Ky vendim u mor për shkak të deklarimeve të ulëta që bënin strukturat akomoduese dhe evazionit të lartë në këtë sektor.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat