Shqipëria Postuar më 24 Korrik 2025, 11:53

Akademia e Shkencave drejt reformës në kërkimin shkencor/ Gjinushi: Ligjet ekzistuese nuk mjaftojnë, duhen afruar me standardet europiane

Nga Diamila Leka

Akademia e Shkencave drejt reformës në kërkimin shkencor/

Akademia e Shkencave është angazhuar në reformimin e sistemit të kërkimit shkencor nëpërmjet forcimirt të zgjerimit të njësive ekzituese kërkimore dhe krijimit të atyre të reja. Në një deklaratë për mediat, kryetari i Akademisë së Shkencave, Skender Gjinushi theksoi se reformimi i sistemit të kërkimit shkencor tek ne është një domosdoshmëri për shkak të prapambetjes që ka në krahasim me Europën.

“Anëtarësimi ynë në BE, procesi i Berlinit, strategjia e kërkimit shkencor për 2023-2030, e vet ligji për shkencën e rrisin presionin për të patur një ecuri të mirëmenduar e të koordinuar në këtë drejtim, me synimin konkret që investimi e financimi për shkencën të arrijë së paku në mbi 1% të GDP. Detyra e ambicia jonë kryesore e shkencës dhe arsimit, është njehësimi i diplomave të shkollave tona me ato të shkollave të huaja e zbatimi i arritjeve e teknologjive të reja në ekonomi e kudo me ritmet e kohës,”-u shpreh Gjinushi.

Sipas Gjinushit, aktualisht aktet ligjore nuk mjaftojnë dhe se duhet të jenë në përputhje me ligjin që të ketë më tepër efektshmëri.

“Me këto akte është mundësia që t’u jepet zgjidhje disa prej problemeve kryesore që lidhen me kërkimin shkencor në Shqipëri, siç janë: statusi dhe kategorizimi i punonjësve kërkimorë-shkencorë, respektimi i kodit etik në kërkim e lufta ndaj plagjiturës, standardizimi e rankimi i institutive e vetë kërkueseve shkencorë, financimi i kërkimit shkencor, ligjërimi i bashkëpunimit institute-shkolla të larta në projekte të përbashkëta, dhe veçanërisht në realizimin e programeve të doktoraturës etj. Projekt-aktet, deri më tani nuk i plotësojnë pritshmëritë,”- deklaroi ai.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat