AIPS-EURO, rekord transaksionesh në 2024 - BSH: 30.5% më shumë transferta në monedhën evropiane se në 2023
Viti 2024 është mbyllur me një bilanc shumëfish më të lartë se viti 2023, për sa i përket numrit dhe shumës së transaksioneve të realizuara përmes sistemit AIPS.
Sistemi AIPS-EURO nisi që të operonte në vitin 2022. Që prej atij viti, transaksionet e realizuara përmes këtij sistemi kanë pësuar një rritje të konsiderueshme. Në 2024 janë kryer gjithsej 325 mijë transaksione me një vlerë prej 5.2 miliardë eurosh. Gjatë vitit të kaluar janë realizuar rreth 30.5% më shumë transaksione se në vitin 2023, ndërkohë që edhe shuma e tyre ka pësuar një rritje prej 26.2%.
Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se në muajin dhjetor janë realizuar më shumë transaksione përmes sistemit AIPS-EURO sesa në muajt e tjerë të vitit. Konkretisht, në dhjetor u realizuan rreth 34 mijë veprime, gati 30% më tepër se në muajin pararendës.
Me rritjen e numrit, edhe vlera e transaksioneve ka qenë më e madhe. Sipas statistikave zyrtare, në muajin e fundit të 2024, shuma e transaksioneve arriti në thuajse 604 milionë euro, vlera më e lartë e regjistruar që prej fillimit të vitit.
Sistemi Shqiptar i Pagesave Ndërbankare AIPS EURO përdoret nga bankat për të transferuar në kohë reale shuma të mëdha parash me njëra-tjetrën. AIPS mundëson kryerjen e pagesave të mëdha, të shpejta dhe të sigurta ndërmjet bankave, duke ndihmuar në mirëmbajtjen e operacioneve financiare në vend.
Sondazh

BP shkurton mbi 5% të fuqisë punëtore - Masa synon të ulë kostot dhe të rikthejë besimin e investitorëve
British Petroleum do të shkurtojë mbi 5% të fuqisë punëtore globale, si pjesë e përpjekjeve të CEO-s Murray Auchincloss për të ulur kostot dhe për të......

“Mbështetje e re financiare për agroturizmin” - Rama: Gati program i ri i kombinuar me kredi të buta dhe grante
Kryeministri Edi Rama u ka bërë edhe një here thirrje emigrantëve që të jetojnë dhe investojnë në Shqipëri. Sipas kryeministrit, së shpejti do të shpallet......

OpenAI i kërkon SHBA-së investime për “IA” - Sipas kompanisë, nevojiten më shumë fonde për të dominuar sektorin
OpenAI ka prezantuar vizionin e vet për zhvillimin e inteligjencës artificiale në SHBA, duke thënë se vendi ka nevojë për investime të jashtme dhe rregullore......

Bilanci tregtar i Shqipërisë me rajonin / “Sfidohet” marrëdhënia me Kosovën, rritet me Bosnje Hercegovinën
Nisur nga të dhënat e "Institutit të Statistikave" mbi tregtinë e jashtme për periudhën Janar-Dhjetor 2024, “Scan Intel” ka analizuar se si ka ndryshuar......

Cilat janë zbritjet tatimore që do aplikohen përmes DIVA-s? - Deri në 600 mijë lekë në vit për një nivel të caktuar të ardhurash
Deklarimi i të ardhurave do tu japë mundësi tatimpaguesve që të aplikojnë për zbritje tatimore. Sipas neni 22 të ligjit në fuqi për tatimin mbi të ardhurat......

Shqipëria, potencial për litium? - Nis puna për Udhërrëfyesin mbi Lëndët e Para Kritike dhe Strategjike, i pari i këtij lloji
Për herë të parë vendi ynë do të ketë Udhërrëfyesin mbi Potencialin e Lëndëve të Para Kritike dhe Strategjike. Ky udhërrëfyes do të ofrojë një hartëzim të......

Turizmi rriti importin e mishit - Përgjatë vitit 2024 erdhën 48.6 mijë ton. Brazili solli sasinë më të madhe
Përgjatë vitit të shkuar, me rritjen e numrit të turistëve, edhe importi i mishit në vend ka ndjekur të njëjtën trajektore, duke përmbushur kërkesat gjithnjë......

Deficiti tregtar, nivel rekord prej 5.2 mld euro - Zhvlerësimi i euros dhe rritja e kostove, pasoja për eksportuesit
Zhvlerësimi i euros në tregun e brendshëm, por edhe zhvillimet e tjera, si rritja e kostove si pasojë e faktorëve të jashtëm, gjatë viteve të fundit, po......