Shqipëria Postuar më 3 Dhjetor 2024, 17:49

AIDA Përmbyll Me Sukses Nismën "Investors Support Days"/Promovon Potencialin Ekonomik të Shqipërisë

Nga Hamit Yzeiraj

AIDA Përmbyll Me Sukses Nismën "Investors Support

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve ka përmbyllur nismën "Investors Support Days", një platformë për mbështetje të investitorëve vendas dhe të huaj. Aktiviteti kishte për qëllim promovimin e mundësive investuese në sektorë kyç si turizmi, energjia, bujqësia dhe teknologjia.

Gjatë muajve Tetor-Nëntor, AIDA organizoi tryeza të rrumbullakëta me kompani nga shtete si Gjermania, Italia, Turqia, Greqia, Franca, Austria dhe Hungaria, në bashkëpunim me institucione të tjera dhe ambasadat përkatëse. Në total, morën pjesë 120 kompani, duke diskutuar mundësitë dhe sfidat e investimeve në Shqipëri.

Drejtuesit e AIDA-s theksuan rëndësinë e një klime të favorshme për investitorët dhe reformat ligjore që mbështesin zhvillimin ekonomik. Kjo iniciativë ka konfirmuar potencialin e Shqipërisë si një destinacion tërheqës për investime të huaja dhe ri-investime.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat