AIDA nis fushatën e përkujdesjes për investitorët e huaj, takime derë më derë gjatë qershorit

Agjencia Shqiptare për Zhvillimin e Investimeve (AIDA) ka nisur gjatë muajit qershor 2026 një fushatë të gjerë përkujdesjeje ndaj investitorëve të huaj që operojnë në Shqipëri, përmes zhvillimit të takimeve “door-to-door” me kompani me kapital gjerman, italian, austriak, hungarez, holandez dhe zviceran.
Nisma synon forcimin e dialogut të drejtpërdrejtë me investitorët ekzistues, identifikimin e sfidave që ndikojnë në aktivitetin e tyre, si dhe diskutimin e planeve për zgjerimin e investimeve në vend. Fushata zhvillohet në kuadër të Programit Aftercare 2026, i cili mbështetet nga Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor dhe ambasadat e vendeve pjesëmarrëse.
Një nga elementët kryesorë të programit është bashkëpunimi me pushtetin vendor. Në këtë kuadër, AIDA ka nënshkruar 12 memorandume mirëkuptimi me bashki në të gjithë vendin, me synim rritjen e koordinimit institucional dhe ofrimin e mbështetjes më efektive për investitorët.
Paralelisht, agjencia do të krijojë edhe një platformë digjitale të dedikuar shërbimit aftercare, e cila do t’u mundësojë investitorëve komunikim në kohë reale me institucionet, raportim të problematikave dhe ndjekje të tyre deri në zgjidhje.
Sipas AIDA-s, fushata synon të forcojë marrëdhëniet afatgjata me investitorët ekzistues, të përmirësojë klimën e biznesit dhe të nxisë zgjerimin e investimeve të huaja në Shqipëri. Programi do të shtrihet më tej edhe me investitorë nga shtete të tjera.
Numri i fermerëve u rrit me 6.1% në 2025-ën/ Statistikat tregojnë më shumë ndërmarrje aktive në vend
Numri i bizneseve në Shqipëri ka vijuar të rritet gjatë vitit 2025, duke reflektuar zgjerimin e aktivitetit ekonomik në vend. Sipas të dhënave të publikuara......
Celularët, shqiptarët preferojnë numrat me kontratë - AKEP: Shtohet pajtimtarët që kërkojnë paspagim. Edhe interneti në shtëpi, rekord
Shqiptarët po zgjedhin gjithnjë e më tepër numrat celularë me kontratë me afat nga 1 vit deri në 2 vite, ndërsa paketat me parapagim po zgjidhen gjithnjë e......
Kapitali i huaj forcon pozitat në teknologji dhe turizëm/ Ndryshon harta e investitorëve. Më pak nga BE-ja, rriten vendet jashtë unionit
Në fund të vitit 2025, në Shqipëri rezultonin aktive 6,884 ndërmarrje të huaja dhe të përbashkëta, duke konfirmuar praninë e konsiderueshme të kapitalit të......
Shqipëria zgjidhet presidente e “Evropës së Pyjeve”/ Rama: Zgjedhje domethënëse, votë unanime nga 45 vende
Shqipëria është zgjedhur me votë unanime të 45 vendeve anëtare, si Presidente e Forest Europe (Europa e Pyjeve) për periudhën 2026–2030, duke marrë stafetën......
854 ankesa për shpërdorim të të dhënave personale - Zyra e Komisionerit 93 hetime në shëndetësi, sistemin bankar dhe teknologji
Qytetarët kanë depozituar pranë Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe të Drejtën e informimit 854 ankesa gjatë vitit që lamë pas që lidhen me......
Shqiptarët “të fiksuar” pas Iphone/ Apple thellon epërsinë në Shqipëri, Samsung humbet terren
Tregu shqiptar i telefonave inteligjentë po dominohet gjithnjë e më shumë nga Apple. Sipas të dhënave të publikuara nga StatCounter për muajin maj 2026,......
83.3 mln lekë për projektimin e kopshteve dhe çerdheve - Bashkia Tiranë hap garën. Objektet e arsimit parashkollor, drejt standardeve të reja
Bashkia e Tiranës ka shpallur hapjen e procedurës së prokurimit për studim-projektimin e objekteve në kuadër të programit të Arsimit Bazë Parashkollor. Fondi......
FMN vlerëson ekonominë shqiptare: Rritje e qëndrueshme dhe sektor bankar i fortë
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka dhënë një vlerësim pozitiv për zhvillimet ekonomike në Shqipëri, duke theksuar se vendi po vijon të ruajë ritme të qëndrueshme......



