Agroturizmi, tradita dhe natyra me një klikim - Dy platforma për guida online në 200 njësitë dhe bujtinat shqiptare
Aplikacioni Agritourism AL dhe faqja e internetit agroturizëm.gov.al janë dy platforma të përditësuara të agroturizmit shqiptar, të cilat ofrojnë mbi 200 oferta turistike, duke e bërë më të lehtë eksplorimin e fermave agroturistike, kampeve, kullave, kantinat e verës, artizanëve dhe traditat folklorike të vendit.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ndau në rrjete sociale pamjet që ofron klikimi në aplikacionin Agritourism AL, ku zbulohen traditat e Shqipërisë rurale. Gjithashtu, të gjithë individët mund të shkarkojnë aplikacionin në App Store ose Play Store, që sjell agroturizmin shqiptar në smartfonin e gjithkujt.
Ndërkohë, janë mbi 200 ferma turistike dhe rrugëtime drejt staneve, verës, ullirit, agrumeve, midhjes dhe peshkut në dy platformat, që u vlejnë agrosipërmarrësve dhe vizitorëve të këtyre pikave të bukura të Shqipërisë.
Për Shqipërinë, agroturizmi është më shumë se thjesht një trend, është një mënyrë për të promovuar zhvillimin rural, për të mbrojtur biodiversitetin dhe për të mbështetur komunitetet lokale. Duke hapur dyert për turistët, fermerët shqiptarë mund të ndajnë traditat e tyre, duke krijuar mundësi të reja ekonomike.
Qeveria shqiptare mbështet dhe promovon agroturizmin përmes një pakete fiskale favorizuese dhe mbështetje financiare, për të rivitalizuar dhe zhvilluar më tej mjedisin rural, si një aset i rëndësishëm i ekonomisë dhe kulturës sonë.
Sondazh

Ku mund të bëhemi më shpejt pronarë të një shtëpie në rajon? Indeksi i Numbeo-s: Rreth 16.6 vite për të blerë një apartament në Tiranë
Blerja e një apartamenti është ndër investimet më të rëndësishme dhe më të synuara nga familjet shqiptare dhe jo vetëm. Vitet e fundit tregu i pasurive të......

Mjetet e transportit “mundin” lëndët djegëse/ Regjistrojnë vlerën më të lartë të importit për 11-mujorin e vitit 2024
Shqipëria regjistron një defiçit tregtar të vazhdueshëm, ku importet tejkalojnë eksportet. Kjo situatë reflekton varësinë e vendit nga produktet e huaja për......

Pensionet me Italinë, miratohet projektligji nga Dhoma e Deputetëve - Trimçev: Lajm historik, tashmë hapi i radhës vazhdon në Senat
Projektligji C.1916, për marrëveshjen e sigurimeve shoqërore midis Italisë dhe Shqipërisë, është miratuar nga Dhoma e Deputetëve. Pas 2 muaj ngërçi për këtë......

Shqiptarët “nuk i ndahen” parasë fizike - Të parët në rajon për pagesat në dorë dhe vlerën që qarkullon jashtë bankave
Në krahasim me vendet e tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria ka vlerën më të lartë të parave që qarkullojnë jashtë bankave, pra të përdorimit......

Ulja e çmimit të energjisë - Zbardhet relacioni, “pesha” e kostove do mbahet nga KESH
Ulja e çmimit për abonentët familjarë që konsumojnë deri në 700 kWh energji elektrike në muaj u argumentua me përmirësimin e situatës financiare të kompanive......

Prezantohet programi i ri për zhvillimin e pronave publike
Edi Rama: Nisur nga eksperiencat e Italisë dhe Spanjës që prej shumë e shumë vitesh kanë ngritur struktura të ngjashme me strukturën e korporatës Shqiptare......

Sa mbulohen dëmet nga kompanitë e sigurimit? - AMF: Numri rekord i aksidenteve rriti pagesat me 25.7%
Kompanitë e sigurimit kanë paguar gjithsej 7.7 miliardë lekë dëme në periudhën janar-nëntor 2024, ku pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket......

Energjia bërthamore, Rusia zgjeron dominimin - Mbi 10 impiante të reja do të ndërtohen jashtë territorit rus
Rusia po ndërton më shumë se 10 impiante bërthamore në shtete të tjera për të rritur ndikimin e saj global. Ndërkohë, qeveritë perëndimore po kërkojnë......