“Agropërpunimi rrit vlerën e prodhimeve bujqësore”-Balluku: Të ushqejmë turistët me produktet vendase
Industria agropërpunuese po rrit vlerën e prodhimeve bujqësore vendase. Gjatë një inspektimi në një firmë agropërpunuese në Lushnje, zëvendëskryeministrja, njëherazi ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, theksoi rëndësinë e këtyre industrive në ndikimin pozitiv të prodhimeve bujqësore në Shqipëri.
Sinkron. Belinda Balluku, Zëvendëskryeministre, Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë
“E them gjatë gjithë kohës, nëse do të ndalonte vetëm tek bujqësia, nuk do të kishte rezultatin e duhur, pasi cilësia e parë dhe e dytë mund të tregtohej, ndërsa cilësitë e tjera mund të përpunohen dhe në këtë mënyrë mund të kemi produkte vendase që ikin për eksport,” shprehet zëvendëskryeministrja Balluku.
Zëvendëskryeministrja vuri theksin edhe tek sektori i turizmit, duke përmendur që zhvillimi i turizmit nxit, nga ana tjetër, rritjen e prodhimeve bujqësore që shërbejnë në sektorin e agroturizmit.
Sinkron. Belinda Balluku, Zëvendëskryeministre, Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë
“Të gjitha këto së bashku mund të përdoren tek sektori i turizmit në vend. Pasi turistët, kur vijnë, nuk vijnë për të konsumuar produktet e importuara, por dëshirojnë të konsumojnë produktet shqiptare. Në këtë mënyrë, industria e agropërpunimit ndihmon fermerët duke shfrytëzuar kapacitetet e prodhimit,” shprehet ndër të tjera zonja Balluku.
Në përfundim, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku theksoi rëndësinë e industrisë agropërpunuese si një hallkë kyçe për rritjen e vlerës së prodhimeve bujqësore vendase dhe nxitjen e eksporteve. Ajo vuri në dukje se ky sektor, në bashkëpunim me turizmin dhe agroturizmin, mund të krijojë një zinxhir të qëndrueshëm ekonomik, duke mbështetur fermerët dhe promovuar produktet autentike shqiptare për konsum vendas dhe ndërkombëtar.
Sondazh

SHBA, fitime rekord nga shitjet e armëve - Eksportet drejt aleatëve u rritën me 29% në vitin 2024
Shitjet e armëve amerikane për vendet aleate arritën një rekord prej 318.7 miliardë dollarësh në vitin 2024. Rritja e kërkesës lidhet me nevojën për të......

Ndryshime në deklaratën e statusit personal dhe listëpagesa e re!
Ndryshimet në ligjin e ri të “Tatimit mbi të Ardhurat” kanë sjellë dhe ndryshime në deklaratën e listëpagesës. Deklarata e listëpagesës ka ndryshuar që nga......

Programi i Zhvillimit dhe Qëndrueshmërisë Financiare - Guvernatori Sejko takim me ekipin e Bankës Botërore!
Guvernatori Gent Sejko priti sot në takim një ekip të Bankës Botërore (BB), në kuadër të Programit të Zhvillimit dhe Qëndrueshmërisë Financiare, të kryesuar......

“Të rinjtë të tregojnë kujdes me zhvillimin e teknologjisë” - Aktiviteti me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Mbrojtjes së të Dhënave
Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale organizoi një aktivitet ndërgjegjësues mbi rëndësinë e respektimit të......

Rritje e sigurisë kibernetike në energji - ERE ndryshon rregullat, te detyrimet për standardin ISO përfshihet gazi e disa operatorë privatë
Ndryshimet që ka pësuar sektori energjetik dhe legjislacioni përkatës kanë detyruar Enti Rregullator të Energjisë të ndërmarrë ndryshime në rregulloren për......

Agjencitë e pronave në një ndërtesë moderne - Si do të menaxhohen pasuritë e paluajtshme qeveritare?
Korporata e Investimeve Shqiptare, ka lançuar projektin “Zhvillimi dhe Menaxhimi i Ndërtesave Shtetërore”, i cili synon që të gjitha asetet shtetërore të......

Banka e Greqisë, 2.5% rritje në 2025 - Ekonomia do të zgjerohet falë investimeve dhe konsumit të lartë
Banka e Greqisë parashikon një rritje ekonomike prej 2.5% për vitin 2025, e mbështetur nga investimet, konsumimi i lartë dhe rritja e pagave. Pavarësisht......

Britania nis revolucionin në punë - Mbi 200 kompani e bëjnë javën e punës 4 ditore
Rreth 200 kompani në Mbretërinë e Bashkuar kanë miratuar javën e punës katërditore për punonjësit e tyre. Ky model po fiton terren në shumë sektorë, duke......