Shqipëria Postuar më 9 Qershor 2025, 18:30

Agrobizneset, bashkëpunim përtej kufirit - KASH marrëveshje me Këshillin Kombëtar të Luginës së Preshevës

Nga Elisabeta Dosku

Agrobizneset, bashkëpunim përtej kufirit - KASH marrëveshje me

Keshilllit te Agrobiznesit Shqiptar (KASH) dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), i Luginës Preshevë, komunat Preshevë, Medvegj, Bujanovc, kanë nënëshkruar memorandumin e bashkëpunimit,  në sektorët dhe subjektet prodhuese të zinxhirit të furnizimit me ushqime si ato të Bujqësisë, Blegtorisë, Agrobiznesit dhe Tregjeve Agro-Blegtorale, Agropërpunimit dhe Subjekteve të Ushqimit Social, Turizmit Rural dhe Mjedisit, Bimëve Aromatiko-Mjekësore dhe Agropylltarisë, Bujqësisë Organike dhe Bletarisë, Financës dhe Mikrofinancës, si dhe  Zejtarisë.

Ndër të tjera bashkëpunimi ka si qëllim përmirësimin e legjislacionit që impakton zonat rurale dhe përafrimi me legjislacionin e BE. Rritjen e masës së disbursimit të financimit në zonat rurale, për disbursimin e fondeve, granteve të vëna në dispozicion për këto sektorë nga qeveria dhe donatorët nëpërmjet përgatitjes së projekteve të përbashkëta, përmes Programit financiar IPA, Cross- Border, Programit HORIZON 2020, gjithashtu dhe programeve të tjera të ndihmës nga institucione publike dhe private.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat