Agjentët AI: Si Inteligjenca Artificiale po krijon 'Punonjësin Digjital' për bizneset – InfoSoft Business Solutions

Në ekosistemin aktual të biznesit, Inteligjenca Artificiale ka tejkaluar fazën e të qenit thjesht një mjet për gjenerim idesh dhe komunikim. Sot, po kalojmë nga AI konsumatore - ajo që thjesht u përgjigjet pyetjeve tona, drejt Agjentëve AI - sisteme që ekzekutojnë veprime në mënyrë autonome.
Nëse chatbot-et shërbejnë si asistentë pasiv që presin udhëzime, Agjentët AI janë "punonjësit e rinj” digjitalë. Ata kanë aftësinë të analizojnë të dhëna, të marrin vendime dhe të bashkëveprojnë me sisteme të tjera pa ndërhyrje njerëzore të vazhdueshme.
Shumica e bizneseve sot përballen me një sërë sfidash në burimet njerëzore si mungesa e talentit dhe aftësive, kosto punëtore në rritje, etj. Agjentët AI ndërhyjnë pikërisht këtu: duke zëvendësuar punën manuale dhe proceset që konsumojnë më shumë kohë, duke ofruar saktësi absolute dhe ekzekutim që zgjat minuta, jo orë.
Ky transformim po udhëhiqet nga prodhuesit më të mëdhenj të teknologjisë në botë, si përshembull Microsoft dhe IBM. Nëse gjigantët më të mëdhenj të botës po ndërtojnë zgjidhjet e tyre teknologjike rreth Agjentëve AI, pyetja për biznesin tuaj nuk është "nëse", por "kur".
Përfitimi maksimal shihet kur këta agjentë integrohen me sistemin që menaxhon gjithë operacionet e brendshme të biznesit, si përshembull sistemet ERP. Kur një agjent është i integruar me ERP-në, ai kthehet në një punonjës që njeh çdo detaj të proceseve tuaja.
Le të marrim procesin e një Agjenti që kryen Porositë e Shitjes (Sales Order Agent). Në një skenar tradicional, ky proces kërkon disa orë punë manuale dhe komunikim me klientët dhe mes departamenteve të vetë organizatës. Me një Agjent AI, i gjithë cikli reduktohet në vetëm pak minuta, gjatë të cilave agjenti është në gjendje të:1
1. Identifikojë porosinë nga një email.
2. Verifikojë automatikisht stokun, kreditin e klientit dhe historikun e çmimeve.
3. Ekzekutojë krijimin e porosisë në sistem dhe të njoftojë magazinën.
Kjo sjell vendimmarrje të bazuar në të dhëna në kohë reale, pa pasur nevojë të pritet angazhimi manual i disa departamenteve.
Në këtë epokë të re, pyetja për liderët e bizneseve nuk është më a duhet integruar inteligjenca artificiale, por sa shpejt mund t’i shndërrojnë proceset manuale në avantazhe strategjike autonome për bizneset e tyre. Implementimi i AI nuk është një proces "plug & play". Ky tranzicion kërkon më shumë se thjesht teknologji; kërkon një qasje të strukturuar, analizë të thellë biznesi dhe një infrastrukturë teknologjike të sigurt dhe sigurisht zgjdhjen e partnerit të duhur teknologjik.
InfoSoft Business Solutions ofron konsulencë të personalizuar për çdo rast, nga ideimi deri te implementimi, duke garantuar që fuqia e AI të nxirret në mënyrë të sigurt dhe të qëndrueshme.
E ardhmja i përket organizatave që guxojnë të delegojnë kompleksitetin te teknologjia, për t'i lënë njerëzve hapësirën për analiza më të thelluara dhe vendimmarrje strategjike.
Trump krijon “Bordin e Paqes” për Gazan - Shtetet anëtare firmosin aderimin në këtë organizëm
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, krijoi Bordin e Paqes, i cili fillimisht u përqendrua në forcimin e armëpushimit në Gaza, por që sipas tij, mund të marrë......
Gazet serrë, detyrime të reja dhe kosto për bizneset - Sistemi i ri i monitorimit të shkarkimeve, pritshmëri për më shumë transparencë mjedisore
Ministria e Mjedisit ka nxjerrë për konsultim publik projektvendimet që do të mundësojnë zbatimin e ndryshimeve në ligjin “Për ndryshimet klimatike”, duke......
Ndërtimi, 200 euro rritje page për punonjës - Minimalja nis nga 600 euro, preken me detyrim 55% e të punësuarve
Sektori i ndërtimit, një nga motorët kryesorë të ekonomisë shqiptare, po përballet me kontrolle fiskale nga administrata tatimore, pasi të dhënat zyrtare......
Mesatarisht 185 fluturime në ditë nga TIA gjatë 2025-ës/ Londra mbetet destinacioni kryesor e ndjekur nga Bergamo dhe Roma
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vijon të mbetet një nga pikat më të rëndësishme të transportit në vend, si për nga fluksi i pasagjerëve ashtu edhe për nga......
Garancia Rinore, mbi 3000 aplikime në 2025-ën/ AKPA: Përgjatë 2026-ës, programi do të pilotohet në nivel kombëtar
Në vitin 2025, programi Garancia Rinore ka ofruar mundësi të mëdha për të rinjtë në Shqipëri, duke i mbështetur ata në zhvillimin e karrierës dhe integrimin......
“Ekonomia botërore po përballet me rreziqe të reja” - Kreu i BQE, Lagarde: Kërcënimi numër 1 është fragmentimi gjeopolitik
Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde, thotë se ekonomia botërore po përballet me rreziqe të reja, pavarësisht se disa parashikime për......
Gati marrëveshja për “Kupolën e Artë” dhe mineralet - Njoftimi i Trump pas takimit me Rutte. Nuk do të vendosen tarifa për BE
"Ngrirje" në mosmarrëveshjen për Grenlandën? Mbrojtja e Trump nga Davosi - "Marrëveshja" dhe "Kupola e Artë" Presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi një......
Rritje e përgjithshme në tregun valutor – Forcohen valutat e huaja
Dollari amerikan e ka nisur ditën pozitivisht pasi në raport me ditën e djeshme ka fituar sërish pikë teksa është blerë sot me 82.1 lekë dhe është shitur me......


