Shqipëria Postuar më 16 Shtator 2025, 09:42

‘Agjenda e Gjelbër’ në negociata me BE, në tryezë: Politika e transportit, Energjia, Rrjetet trans-evropiane dhe Mjedisi e ndryshimet klimatike

Nga SCAN TV

‘Agjenda e Gjelbër’ në negociata me BE, në

Shqipëria hedh edhe një hap tjetër në rrugën e saj europiane. Në Bruksel sot happen për negocim edhe katër kapituj të tjerë, që njihen si Grupkapitulli IV. Pjesë e këtij grupkapitulli janë: Politika e transportit, Energjia, Rrjetet trans-evropiane dhe Mjedisi e ndryshimet klimatike.

Këta katër kapituj i shtohen 24 të tjerëve të hapur brenda më pak se një viti, ritëm që kryeministri Rama e ka cilësuar si “rekord absolut” në historinë e negociatave. Deri tani, Shqipëria ka çelur 4 nga 6 grupkapituj kryesorë: Themeloret, Marrëdhëniet me Jashtë, Tregun e Brendshëm dhe Konkurrueshmërinë me Rritjen Gjithëpërfshirëse.

Konferenca e ardhshme ndërqeveritare, e planifikuar më 2 tetor, do të përqendrohet tek grupkapitulli i fundit “Bujqësia dhe Kohezioni”.  BE është shprehur optimist se Shqipëria mund të realizojë integrimin e plotë deri në vitin 2030.

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......