Shqipëria Postuar më 28 Janar 2025, 15:06

Agjencitë e pronave në një ndërtesë moderne - Si do të menaxhohen pasuritë e paluajtshme qeveritare?

Nga Diamila Leka

Agjencitë e pronave në një ndërtesë moderne - Si do

Korporata e Investimeve Shqiptare, ka lançuar projektin “Zhvillimi dhe Menaxhimi i Ndërtesave Shtetërore”, i cili synon që të gjitha asetet shtetërore të cilat nuk shfrytëzohen në mënyrë efikase, të transformohen në gjeneratorë të rritjes ekonomike përmes partneriteteve publikë private.

Por cilat janë përfitimet e këtij projekti?

Projekti i pasurive të paluajtshme do të shërbejë si një model për zhvillimin urban dhe planifikimin e avancuar në kryeqytet si dhe ky projekt synon të arrijë rezultate financiare të kënaqshme për të gjitha palët e përfshira, duke krijuar prona me vlerë të konsiderueshme monetare.

Ndërkohë dy projektet janë ai i ndërtesës së Kadastrës Shtetërore, ku përmes tij institucionet publike të përfshira do të përfitojnë ndjeshëm nga rritja e zonës së zhvilluar të ndërtimit. Pas përfundimit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Agjencia Shtetërore e Shpronësimeve dhe Agjencia e Trajtimit të Pronave do të zhvendosen në pronën e sapo zhvilluar, duke promovuar sinergjinë operative. Duke konsoliduar operacionet e institucioneve që menaxhojnë prona si ASHK, ASHSH dhe ATP në një objekt modern, ky projekt do të thjeshtëzojë proceset dhe do të përmirësojë bashkëpunimin ndër-institucional.

Me një zonë ndërtimi të zhvilluar prej 15,000 m², pranë shkollës “Harry T. Fultz”, ndërtesa e Kadastrës Shtetërore është projektuar për të plotësuar nevojat aktuale duke lejuar rritje të mëtejshme dhe përparime teknologjike.

Ndërkohë, Revitalizimi i Kompleksit Qeveritar është projekti i dytë, ku përfshihen 22 institucione publike, synon përmirësimin e cilësisë së ndërtesave dhe zyrave për disa institucione publike.

Konsolidimi dhe përmirësimi i hapësirave të zyrave për 22 institucione publike do të thjeshtojë funksionet administrative dhe do të nxisë bashkëpunimin ndër-agjencive, duke çuar në përmirësimin e shërbimeve publike. Kompleksi Qeveritar është projektuar të ndërtohet në zonën e “Komunës së Parisit”.



 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat