Shqipëria Postuar më 22 Shtator 2025, 09:45

Afganët, azilkërkuesit kryesorë në Shqipëri/ Në 2024 ranë me 60% aplikimet nga shtetasit e huaj. Sirianët, grupi i dytë më i madh

Nga Ledina Elezi

Afganët, azilkërkuesit kryesorë në Shqipëri/ Në

Afganët, sirianët dhe irakianët janë ata shtetas të huaj që kërkojnë më tepër azil në Shqipëri. Sipas Profilit Vjetor të Migracionit, 2024 tregoi një ulje të përgjithshme të numrit të azilkërkuesve dhe një ndryshim të përbërjes së tyre, pas 2023 i cili ishte një vit me rritje të kërkesave për azil, sidomos nga Afganistani dhe Siria.

Trendi rënës gjatë vitit të kaluar, pasqyron dinamikat e situatave politike dhe humanitare në vendet e origjinës, si dhe faktorë të ndryshëm që ndikojnë në lëvizjet migratore drejt Shqipërisë.

Në periudhën 2022–2024, numri i azilkërkuesve në Shqipëri ka pësuar ndryshime të dukshme, si në volum ashtu edhe në përbërjen sipas vendit të origjinës. Në 2022, u regjistruan gjithsej 125 azilkërkues, një numër që pothuajse u dyfishua në vitin 2023, duke arritur në 261 persona, për t’u ulur sërish në 104 azilkërkues në vitin 2024. 

Vendet me numrin më të madh të azilkërkuesve gjatë kësaj periudhe ishin Afganistani, Siria dhe Iraku. Afganët përbënin rreth 29% të totalit në 2022 dhe u rritën ndjeshëm në më shumë se 60% të azilkërkuesve në vitin 2023. Megjithatë, në 2024 pati një ulje të konsiderueshme të tyre, duke përbërë përsëri rreth 32% të totalit, por duke mbetur grupi më i madh i azilkërkuesve. 

Numri i azilkërkuesve nga Siria pësoi gjithashtu një rënie në 17, por që përsëri tregon prani të vazhdueshme. Azilkërkuesit nga Iraku u rritën në 2023, por më të moderuar krahasuar me Afganistanin dhe Sirinë, dhe më pas ranë në vetëm 8 në 2024. 

Pra, azilkërkuesit vijnë kryesisht nga vende me një situatë politike të paqëndrueshme apo konflikte të brendshme. Po nga shtete në konflikte të jashtme, si paraqiten kërkesat për azil në Shqipëri?

Ukraina pati një prani të rëndësishme në 2022 me 27 azilkërkues, por numri i tyre ra ndjeshëm në vitet pasuese, duke pasqyruar ndryshime në lëvizjet migratore. 

Gjatë vitit që lamë pas shfaqen vende të reja me numër të vogël azilkërkuesish, si Argjentina, Armeni, Kameruni dhe Kazakistani, që tregojnë një diversifikim të origjinës së azilkërkuesve, edhe pse në shkallë të

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat