Shqipëria Postuar më 20 Mars 2025, 18:29

Afati i plotësimit të DIVA, penalitetet pas 31 marsit-Stefani: Nese nuk plotësohet në afat masa administrative 3 mijë lekë

Nga Fabjona Pasho

Afati i plotësimit të DIVA, penalitetet pas 31 marsit-Stefani: Nese

144 mijë qytetarë kanë afat deri më 31 mars për plotësimin e deklaratës individuale së të ardhurave vjetore. Por çfarë ndodh nëse qytetarët nuk kanë informacion për plotësimin e DIVA-s?

Pedagogu Edvin Stefani, në emisionin BOX TO BOX në SCAN u tregoi penalitetet dhe hallkat që ndiqen. Ata punonjës ose biznese që nuk deklarojnë të ardhurat e tyre do të gjobiten 3 mijë lekë dhe nëse gjoba nuk shlyhet, atëherë vepron përmbarimi.

“Penalitetet janë në bazë të ligjit për procedurat tatimore. Penaliteti i parë që iniciohet është 3 mijë lekë të reja dhe më pas administrate tatimore ka të drejtë të të rivlerësojë. Nga merret vesh 3 mijë lekëshi? Vjen me postë nga administrate tatimore. Sepse nuk e kemi sistemin të hapur, kur është i hapur ti e kupton që të ka dalë një detyrim për t’u paguar dhe është e thjeshtë, imagjinoni tani problemet e postës. Ligji për procedurat tatimore kufizohet në këtë sens dhe thotë nëse unë të nis postën në adresën tënde, e konsideroj të marrë informacionin. Fatura 3 mijë lekëshe në vetvete nuk është shumë e madhe, por gjithë problem qëndron tek neglizhimi. Ligji të konsideron si debitor dhe ka disa etapa të cilat shkojnë deri në përmbarim. Njerëzit kanë pasur probleme për të kaluar kufirin, sepse ka pasur një penalitet të caktuar”, u shpreh Stefani.

Detyrimin për të plotësuar DIVA-n e kanë të gjithë qytetarët të cilët kanë të ardhura vjetore mbi 1.2 mln lekë.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat