Afat i ri për deklarimin e tatim-fitimit të bizneseve - Unifikohet me DIVA-an, detyrim deri më 31 Mars
Administrata tatimore ka vendosur një afat të ri për deklarimin e tatimit mbi fitimin nga ana e bizneseve.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, bën me dije se është unifikuar data për deklarimin e Tatimit mbi Fitimin dhe DIVA 2024.
Kështu, si deklarata vjetore për biznesin, DIVA apo deklarata e Tatimit mbi Fitimin 2024, do të ketë afat përfundimtar datën 31 mars 2025. Mosdeklarimi në afat sjell penalizmi me gjobë për tatimpaguesit në vend.
Përjashtohet nga ky afat Deklarata e Tatimit të Thjeshtuar mbi Fitimin për tatimpaguesit me xhiro deri në 8 milionë lekë, për të cilën afati i fundit ka qenë 10 shkurti 2025.
Këtë vit, rregullat për deklarimin e të ardhurave përmes DIVA-s do të jetë ndryshe nga më parë. Në ligjin për tatimin mbi të ardhurat, përcaktohen kategoritë se kush duhet të deklarojë të ardhurat në administratën tatimore. Konkretisht, një individ është i detyruar të dorëzojë një deklaratë vjetore tatimore personale kur të ardhurat tatimore vjetore janë më shumë se 1.2 lekë në vit nga të gjitha burimet.
Kur është në marrëdhënie punësimi me më shumë se një punëdhënës, pavarësisht nga shuma e të ardhurave që merr nga punëdhënësit. Si dhe kur ka më shumë se 50 000 lekë e çdo të ardhure tjetër që nuk i nënshtrohen tatimit përfundimtar në burim. Po ashtu çdo person fizik që kryen veprimtari ekonomike është i detyruar të dorëzojë deklaratën tatimore vjetore për të ardhurat nga biznesi.
Sipas të dhënave zyrtare të Administratës Tatimore për vitin 2023, DIVA është plotësuar nga 73.790 individë, nga të cilët 24.224 individë me të ardhura mbi 2 milion lekë, prag i cili ishte në fuqi deri në 2023-shin dhe 49,566 individë të dypunësuar.
Me pragun e ri prej 1.2 milionë lekë, numri i individëve që kanë detyrim deklarimi arrin në rreth 140 mijë të punësuar.
Në rastet kur individët për një arsye apo tjetër nuk bëjnë deklarimin në afat, penalizohen me gjobë në vlerën 3 mijë-10 mijë lekë.
Sondazh

Malazezët preferojnë aeroportin e Tiranës - Rreth 53 mijë shtetas nga vendi fqinj zgjodhën “Nënë Terezën”
Rreth 53 mijë pasagjerë nga Mali i Zi kanë fluturuar me avion nga aerporti i Tiranës, gjatë vitit të kaluar raporton Dojçe Vele. Sipas agjencive turistike......

Raporti i Indeksit të Korrupsionit: Përkeqësohen vendet e Ballkanit. Shqipëria e Kosova në përmirësim!
Njerëzit në Ballkan besojnë se lufta kundër korrupsionit ka marrë një rënie këtë vit, përveç se në Kosovë dhe Shqipëri, tha të martën organizata mbikëqyrëse......

Gjermania përpara zgjedhjeve - Qytetarët, të shqetësuar për rritjen e kostos së jetesës dhe krizën politike
Pjesa më e madhe e qytetarëve gjermanë janë të shqetësuar për çmimet e larta ndërsa ekonomia më e madhe e Evropës tani po tkurret, tregoi një sondazh përpara......

BQE sinjalizon lehtësim inflacioni - Kërkon avancimin e euros dixhitale!
Presidentja e Bankës Qendrore Europiane (BQE) Christine Lagarde u ka thënë politikëbërësve europianë se inflacioni po lehtësohet dhe uljet e fundit të......

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?
Dollari amerikan e ka nisur ditën në rritje pasi në raport me dje është blerë sot me 95.5 lekë dhe është shitur me 96.8 lekë sipas kursit të këmbimit......

Përfundon numërimi i votave në Kosovë, udhëheq Vetëvendosja
Ka përfunduar numërimi i votave në Kosovë. Sipas KQZ partia kryesuese është Vetëvendosja që ka grumbulluar rreth 41% të totalit të votave. Në vendin e dytë......

100 fshatrat ku do të fokusohet “Paketa e Maleve” - Duma: Nëse tejkalohen 500 subjektet përfituese, do të rishikohet ligji
Projektligji “Paketa e Maleve”, u shqyrtua këtë të hënë në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese për Tregtinë dhe Mjedisin. Por cilat ishin disa nga......

Jep dorëheqjen Presidenti rumun Klaus Iohannis për të shmangur krizën politike!
Presidenti rumun Klaus Iohannis dha dorëheqjen nga detyra të hënën në një masë që ai tha se ishte për të parandaluar hyrjen e vendit në një krizë që do të......