Aeroporti Tiranë, “mbytet” nga pasagjerët në fundjavë - Zgjerohen lidhjet rajonale, fluks i lartë levizjesh
Shqipëria, po bëhet gjithmonë e më tepër destinacion turistik i preferuar në Mesdhe, ku Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës është kthyer një nga portat më të rëndësishme të transportit ajror në rajon. Në ditët e para të muajit gusht, ky aeroport ka regjistruar një tjetër rekord, mbi 51.000 pasagjerë në një ditë. Ndërkohë fundjava ka sjellë fluks të shtuar të lëvizjeve. Gjatë korrikut të këtij viti, përmes TIA, kanë fluturuan rreth 1.3 milion pasagjerë, rritje prej afro120 mijë udhëtarë më shumë se korriku i 2024-ës.
Investimet në infrastrukturë, shtimi i linjave ajrore, dhe rritja e reputacionit ndërkombëtar të Shqipërisë, renditen ndër faktorët kryesorë që kanë ndikuar në shtimin e fluksit. Madje edhe nga Mali i Zi, po shtohet interesi për të udhëtuar nga ky aeroport, edhe pse ka 2 aeroporte në Podgoricë dhe Tivat. Duke ju referuar statistikave, janë mbi 6.4 milionë pasagjerë në periudhën janar-korrik 2025, kundrejt 5,969,937 që fluturuan në të njëtën periudhë të një viti më parë nga Rinasi. Me këto ritme, viti 2025 mund të përmbyllet si viti më i suksesshëm deri më tani në historinë e aeroportit, duke e vendosur Tiranën në hartën e rëndësishme të qarkullimit ajror në Evropën Juglindore.
Në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës janë investuar mbi 5 milionë euro, ndërkohë TIA është çertifikuar në fillim të këtij viti me Nivelin 3-Optimizim, nga programi i Akreditimit të Karbonit të Aeroporteve, i vetmi program i miratuar institucionalisht që drejtohet nga Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve. Ky nivel, shënon arritje të rëndësishme në rrugën drejt reduktimit të emetimit të karbonit.

Lezha, destinacion në çdo stinë - “Ndriçohet” Skënderbeu, memoriali tërheq rreth 18 mijë turistë
Investimet e kryera në përmirësimin e infrastrukturës, po e bejnë Lezhën një destinacion të preferuar. Krahas ndërjyrjeve në rrugë, mirëmbajtjen e plazheve dhe......

“Arratisje” në fundjavë, Gjirokastra destinacion kryesor - 48,273 turistë të huaj dhe vendas “pushtojnë” kalanë në korrik
Jo vetëm det në fundjavë, por edhe trashëgimi kulturore. Gjirokastra është një nga destinacionet më të preferuara për turistët e huaj gjatë këtij sezoni.......

Pensionet, nis zbatimi i njohjes së përiudhave kontributive automatikisht - Udhëzimi për ata që s’kanë marrë pension. Aplikimi, formulari e dokumentet
Pas miratimit të igjit të ri 7/2025, i cili mundëson njohjen e periudhave të punës në institucionet shtetërore, ish-ndërmarrjet shtetërore, ish-ndërmarrjet......

Mbrojtja e përbashkët, përzgjidhen bankat - Institucioni i ri do të mundësojë prodhimin e armëve dhe infrastrukturën
Banka për Mbrojtjen, Sigurinë dhe Qëndrueshmërinë (DSR Bank), institucioni multilateral i projektuar për të mobilizuar investimet në sektorin e armëve mes......

Britania, zbritje faturash për të “heshtur” kritikët - Familjet që jetojnë pranë infrastrukturave të energjisë, deri në 2,500 paund ulje
Sipas një plani të ri të qeverisë britanike, familjet që jetojnë pranë shtyllave të reja të transmetimit të energjisë elektrike do të përfitojnë zbritje prej......

Marrëveshja BE-SHBA, disa sektorë “nën mjegull” - Çfarë do të ndodhë me automjetet, farmaceutikën, metalet dhe mikroçipet?
Marrëveshja tregtare e Evropës me SHBA-në për tarifa prej 15% mbi një gamë të gjerë produktesh krijon ndikime të menaxhueshme për kompanitë, por nuk adreson......

Rusia “pasurohet” me drithërat ukrainase - Përdor territoret e pushtuara për të rritur eksportet
Rajoni i Luhanskut, i pretenduar nga Rusia si pjesë e saj që nga viti 2022, synon të dyfishojë prodhimin e grurit këtë vit dhe të eksportojë një pjesë të......

Tatimet: Rritet me 60% faturimi i deklaruar në tregun agroushqimor të Tiranës!
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT) njoftoi se po vijon monitorimet dhe kontrollet për formalizimin e tregut ushqimor dhe rritjen e sigurisë......