'Aeroporti i Vlorës strategjik'/ Karakaçi: Shteti do garantojë funksionimin pavarësisht mosmarrëveshjeve mes aksionarëve

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, deklaroi sot se Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës përbën një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore të dekadës në Shqipëri dhe se çdo vonesë apo bllokim i tij, sjell pasoja të drejtpërdrejta ekonomike dhe reputacionale për vendin.
Gjatë një konference për shtyp, ministri u ndal te situata e krijuar si rezultat i mosmarrëveshjes mes aksionarëve, ndërsa siguroi se shteti do garantojë funksionimin pavarësisht mosmarrëveshjeve mes aksionarëve. “Aeroporti i Vlorës përfaqëson një pikë kritike të sovranitetit dhe sigurisë kombëtare, mbi të cilin shteti ushtron kompetenca të plota mbikëqyrëse dhe rregullatore. Mosoperimi apo bllokimi i tij nuk është thjesht çështje biznesi privat, por çështje e interesit publik dhe shtetëror”, u shpreh Karakaçi.
Sipas ministrit, çdo ditë vonesë në realizimin e projektit përkthehet në humbje ekonomike për operatorët turistikë, komunitetin lokal dhe buxhetin e shtetit, ndërsa dëmton edhe imazhin e Shqipërisë në sytë e investitorëve të huaj. Karakaçi theksoi se aeroportet koncesionare me karakter strategjik janë nën mbikëqyrjen e shtetit, i cili garanton funksionimin e tyre në përputhje me kuadrin ligjor dhe kontraktor.
Ministri nënvizoi se Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka ndjekur të gjitha fazat e projektit në përputhje me detyrimet ligjore dhe kontraktore, ndërsa shprehu shqetësim për vonesat e krijuara. “Bllokimi fizik i kantierit, konfliktet gjyqësore ndërmjet aksionarëve dhe shkeljet kontraktore kanë sjellë vonesa kritike dhe dëm reputacional ndaj projektit. Kjo sjellje nuk do të tolerohet dhe shteti do të përdorë të gjitha mjetet ligjore për të garantuar respektimin e detyrimeve”, deklaroi ai.
Sipas tij, konflikti që ka penguar zhvillimin e aeroportit është një mosmarrëveshje civile dhe kontraktore mes palëve private, ku Ministria nuk është palë dhe nuk mban interes në favor të asnjërës palë aksionere. Megjithatë, ai theksoi se shteti shqiptar ka detyrimin të garantojë që asnjë mosmarrëveshje mes subjekteve private të mos pengojë realizimin e një infrastrukture me rëndësi kombëtare.
“Zgjidhja e konfliktit u takon palëve dhe gjykatave kompetente, por kjo nuk mund të shërbejë si justifikim për moszbatimin e detyrimeve kontraktore dhe mosvënien në funksion të aeroportit. Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës aktualisht nuk është operacional. Duhet të kuptojmë se, në kuptim të kësaj kontrate koncesionare dhe në përgjithësi të aeroporteve, operacionaliteti nuk lidhet vetëm me ndërtimin e veprës civile, por edhe me marrjen e të gjitha certifikatave përkatëse për lejimin e operimit ajror. Ky proces ende nuk ka përfunduar dhe është fakt publik që nuk është arritur as përmbyllja e plotë e infrastrukturës civile dhe as operacionaliteti sipas kushteve të kontratës, të cilat duhet të ishin përmbushur deri në këtë moment. Mosmarrëveshja që ka marrë vëmendje publike gjatë kësaj periudhe është një konflikt privat mes dy shoqërive që kanë marrë pjesë me vullnetin e tyre në garën për ndërtimin e aeroportit të Vlorës. Kjo mosmarrëveshje, e cila ka kaluar nga niveli civil në procese gjyqësore dhe deri në procedura penale, po ndikon në vonesat e mëtejshme të realizimit të operacionalitetit të aeroportit dhe në reputacionin e projektit”, tha minsitri.
Ai shtoi se ngjarjet e fundit janë të papëlqyeshme si për qytetarët shqiptarë, për të cilët kjo vepër infrastrukturore është e rëndësishme, ashtu edhe për qeverinë dhe shtetin shqiptar, i cili synon zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë përmes këtij investimi. “Për këtë arsye, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë është e angazhuar të zbatojë të gjitha klauzolat përkatëse të kontratës koncesionare, në mënyrë që të garantojë realizimin e operacionalitetit të aeroportit, pavarësisht mosmarrëveshjeve mes palëve”, u shpreh ministri.
Ai shtoi se ministria është e gatshme të përdorë të gjitha instrumentet ligjore dhe kontraktore, përfshirë aktivizimin e klauzolave përkatëse, për të siguruar hapjen dhe funksionimin e aeroportit të Vlorës sipas afateve të përcaktuara. Punimet në terren për ndërtimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës nisën zyrtarisht në nëntor 2021 nga konsorciumi Mabco Construction, YDA Group dhe 2A Group. Sipas planit fillestar të kontratës dhe deklarimeve të investitorëve, aeroporti ishte parashikuar të përfundonte brenda rreth 3 viteve, me synimin që të ishte funksional dhe të niste operimet brenda kësaj periudhe
Konflikti për Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës lidhet me një përplasje mes aksionarëve të kompanisë koncesionare Vlora International Airport (VIA), Mabco Construction dhe 2A Group, e cila ka kundërshtuar strukturën e menaxhimit dhe mënyrën e ushtrimit të kontrollit mbi projektin. Mosmarrëveshjet për ndarjen e aksioneve dhe të drejtave vendimmarrëse janë përshkallëzuar në procese gjyqësore dhe masa ligjore të ndërsjella, duke çuar në bllokim të administrimit të kompanisë dhe si pasojë në vonesa dhe pezullime të punimeve në terren. Situata ka krijuar një ngërç mes palëve private, i cili ka ndikuar drejtpërdrejt në ecurinë e projektit.
Vënia në funksion e aeroportit do të mundësojë lidhje direkte me destinacione europiane dhe rajonale, zgjatje të sezonit turistik, rritje të fluksit të vizitorëve dhe lehtësim të investimeve të huaja në zonën bregdetare.
Evazioni tatimor, rriten procedimet penale - 27.6% më shumë në 2025-ën. Fshehën të ardhurat, kryeson Tirana
Veprat penale në lidhje me taksat dhe tatimet në vitin 2025 kanë pësuar një rritje prej 27,6 % të numrit të procedimeve të regjistruara dhe rritje prej rreth......
Matematika, një problem pa zgjidhje! Më shumë studentë në teknologji, por diplomimi më i lartë në Shëndetësi
Degët e teknologjisë, shëndetësisë dhe arsimit po shfaqin ritmet më të larta të diplomimit në universitetet shqiptare, ndërsa shkencat natyrore dhe......
Vajzat “pushtojnë” auditorët në Shqipëri/ Mbi 56% e studentëve në Bachelor dhe 67% në Master janë femra
Numri i nxënësve dhe studentëve në Shqipëri ka shënuar ulje gjatë vitit akademik 2025-2026. Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Instituti i......
Rama: Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri – BE më 26 maj çel fazën përmbyllëse të negociatave të anëtarësimit
Kryeministri Rama reagoi mëngjesin e sotëm në lidhje me kalimin e fazës teknike të raportit IBAR, duke iu drejtuar opozitës që pretendonte se procesi i......
Rama takim me Ligën Parlamentare të Miqësisë Japoni–Shqipëri: Punojmë për rritjen e shkëmbimeve mes dy vendeve
Kryeministri Edi Rama, pas vizitës zyrtare në Korenë e Jugut, vizitoi Japoninë. Gjatë vizitës në Tokyo, kreu i qeverisë një takim me Ligën Parlamentare të......
Çmimet e pronave në jug, drejt rekordit të ri/ Himara dhe Vlora pritet të përfitojnë nga vala e re e investimeve
Disa nga zonat më të njohura të Shqipërisë do të vijojnë të shënojnë rritje të fortë të çmimeve të pronave gjatë viteve të ardhshme. Zhvillimi i turizmit,......
Sa ndihmohen bizneset përmes kredive me interesa të ulta? - Sefa: Para se të aplikojnë, duhet të kenë plan biznesi të saktë
Qeveria shtqiptare dhe sistemi bankar kanë nënshkruar partneritetin për programin e financimit të ndërmarrjevetë vogla dhe të mesme. Kjo skemë synon të......
Falen taksat dhe tarifat e bashkive, kush përfiton? - Nga detyrimet mbi ndërtesën, truallin dhe shfrytëzimin e hapësirave publike
Bizneset të cilat kanë detyrime vendore të papaguara, gjoba dhe kamatëvonesa, do të përfitojnë nga ligji i faljes. Ligji për faljen dhe shuarjen e......


