Aeroporti i Vlorës, Rama dhe Balluku inspektojnë punimet/ Rama: Do jetë gati në prill 2025, Balluku: Ka filluar puna me 3 turne
Kryeministri Edi Rama dhe Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku inspektuan punimet në Aeroportin e Vlorës, duke shprehur kënaqësinë për progresin e arritur deri tani. Sipas punëtorëve të firmës kontraktuese, ecuria e punimeve po ecën me ritme të shpejta dhe pozitive, teksa pjesa më e madhe e strukturave të Aeroportit janë ngritur tashmë.
Zëvendëskryeministrja Balluku theksoi se, përveç punimeve infrastrukturale, Aviacioni Civil do të hapë struktura akademike për të trajnuar profesionistët e rinj që do të rekrutohen për të punuar në aeroport, si dhe do të përfshihen në kurrikulat e mësimdhënies universitare në vitet në vijim.
“Tashmë ka filluar puna me 3 turne. Deri nga Prilli do bëhet i mundur publikimi i Aeroportiti, dhe Aeroporti do bëhet i njohur nga të gjithë kompanintë ajrore. Nga ana tjetër një pikë e rëndësishme e këtij procesi është rekrutimi, që do bëhet për të gjithë njësitë e Aeroportit.” Shprehet Ministrja Balluku."
Nga ana tjetër, Kryeministri Rama theksoi se ritmi i punimeve nuk duhet të ndalet dhe se është e domosdoshme që të punohet pa ndërprerje, ditë e natë, për të përfunduar projektin sa më shpejt.
“Duhet punuar natë e ditë që sezoni të përfshihet në aktivitetin e Aeroportit, dhe pastaj pritet që gjëra pozitive të pasohen nga ky Aeroport, por është shumë e rëndësishme që punimet most ë ndalen ditë-natë,” shpreht Kryeministri Rama.
Gjatë postimit në rrjete sociale, Kryeministri Rama shtoi se faza e publikimit të Aeroportit, sipas standardeve ndërkombëtare, do të përfundojë në prill të vitit të ardhshëm. Ky proces do të zhvillohet nën mbikëqyrjen e operatorit të njohur ndërkombëtar, Aeroporti Ndërkombëtar i Mynihut. Për më tepër, Rama njoftoi se shumë agjenci turistike, si lokale ashtu edhe ndërkombëtare, kanë filluar të prenotojnë fluturimet për në Vlorë, ku shumë shpejt do të ndizet një tjetër motor i ri për ekonominë e vendit.
Sondazh
Juani kinez drejt nivelit më të ulët rekord ndërsa kërcënimi i tarifave të SHBA-së rritet!
Autoritetet kineze po luftojnë me një dobësim të juanit, ndërsa bankat globale të investimeve parashikojnë që monedha të arrijë nivelet më të ulëta rekord,......
Shqiptarët kryesojnë në pronësinë e shtëpive në Europë/ Gjermanët, me qira. Si renditen vendet e Europës sipas posedimit të banesës?
Në një publikim të detajuar të “Agjencisë Europiane të Statistikave” mbi strehimin në Europë ka një sërë të dhënash në lidhje me mënyrën se si jetojnë......
“Nuk përbëjnë asnjë kosto për këtë ditë” -Qytetarët festojnë të veshur me kostume popullore, shitësit me flamuj në duar
Flamuj, veshje popullore, qeleshe, dhe deri tek makinat dhe motorat – qytetarët dhe shitësit e shumtë ishin mbledhur në sheshin e qytetit për të festuar......
Shkencëtarët kinezë studiojnë patatet e së ardhmes - Sipas hulumtimit, kushtet ekstreme të motit rrezikojnë sigurinë ushqimore
Në një strukturë kërkimore në veriperëndim të Pekinit, biologu molekular Li Jieping dhe ekipi i tij po vjelin një grup prej shtatë patatesh jashtëzakonisht......
Ndalohen mediat sociale për fëmijët nën 16 vjeç – Propozimi i Australisë kalon në ligj!
Projektligji i propozuar u miratua nga ligjvënësit në të dy dhomat e parlamentit australian. Ligjvënësit në Australi kanë miratuar një projekt-ligj që do të......
3.4 mln euro shtesë për Qukës-Qafë Plloçë - ARRSH hap tenderin për plotësimin e punimeve në lotin I
Përfundimi i punimeve në lotin e parë të aksit rrugor Qukës-Qafë Plloçë do të bëhet me fonde buxhetore. Autoriteti Rugor Shqiptar ka hapur tenderin, teksa......
Sllovenia i bashkohet Partneritetit të BE-së për Hidrogjenin - Vendi do të përfitojë mbështetje financiare për projektet e gjelbra
Sllovenia është bërë pjesë e Partneritetit të Bashkimit Evropian për Hidrogjenin e Pastër. Ky bashkëpunim do t'i sigurojë vendit mbështetje për ndërtimin dhe......
Euro rritet lehtë, por mbetet poshtë 100 lekëve - BSH: Gjatë nëntorit, 1 euro u këmbye me mesatarisht 98 lekë
Euro ka vijuar të rimëkëmbet lehtë gjatë muajit nëntor, por duke mbetur poshtë kufirit të 100 lekëve. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, nëntori......