Shqipëria Postuar më 27 Prill 2025, 11:14

Aeroporti i Vlorës merr kodin nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror

Nga SCAN TV

Aeroporti i Vlorës merr kodin nga Shoqata Ndërkombëtare e

IATA (Shoqata Ndërkombëtare e Transportuesve Ajror) ka vlerësuar aplikimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe i ka vendosur kodin për aeroportet dhe shitjen e biletave, VLO.

Zëvendëskryeministrja dhe njëherazi ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka dhënë lajmin këtë të diel.
IATA është niveli më i lartë i udhëtimit me avion sipas standardeve globale, me kompanitë ajrore më të fuqishme, me çmime të favorshme dhe më të lira se në faqet e tyre zyrtare dhe për këtë duhet akreditimi i agjencisë së udhëtimit nga IATA.

Kjo u lejon agjencive të udhëtimit të shesin bileta në emër të kompanive ndërkombëtare ajrore lider në treg.

Pak ditë më parë zv.kryeministrja Balluku, tha se: “Në ditët e para të muajit Maj, Air Albania do të bëjë fluturimin inaugurues duke prekur pistën më të madhe në Ballkan prej 3,2 km”.

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës, pritet të shndërrohet në një tjetër portë të madhe për të gjithë vizitorët që zgjedhin Shqipërinë për ta vizituar e për të pushuar duke sjellë dhe shkarkim të fluksit të lartë të lëvizjeve ajrore nga Aeroporti Rinas.

Aeroporti i Vlorës do të jetë porta e hyrjes në Jugun e Shqipërisë dhe porta e zhvillimit të turizmit, i cili do të funksionojë me mbi 3 modele biznesi: aviacion civil, mirëmbajtje e avionëve dhe një kargo e mirëfilltë dhe do të shtihet në 22 mijë metra katrorë terminal

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat