Aeroporti i Vlorës drejt operimit të plotë - Qeveria miraton hapjen e pikës së kalimit kufitar
Qeveria ka miratuar hapjen e pikës së kalimit kufitar në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës, duke i hapur rrugë operimit të plotë të aeroportit për qarkullimin ndërkombëtar të shtetasve.
Vendimi është marrë në mbështetje të ligjit “Për kontrollin kufitar” dhe me propozim të Ministrit të Brendshëm.
Sipas vendimit, pika kufitare në aeroport do të jetë funksionale për qarkullimin ajror ndërkufitar të shtetasve, një hap i rëndësishëm në funksionalizimin e plotë të këtij investimi madhor në jug të vendit.
Për zbatimin e vendimit janë ngarkuar Ministria e Brendshme, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Vendimi hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Aeroporti i Vlorës u certifikua më 8 maj të këtij viti me uljen e avionit të parë në pistë. Ky aeroport pritet të kthehet në portën hyrëse të jugut të vendit dhe të shërbejë për zhvillimin e mëtejshëm të turizmit.

Izraeli sulmon Damaskun, bombardon Pallatin Presidencial dhe Ministrinë e Mbrojtjes
Izraeli ka ndërmarrë sulme ajrore në kryeqytetin sirian, Damask, duke shënjestruar pallatin presidencial dhe Ministrinë e Mbrojtjes. Lajmi është konfirmuar......

Vijon aksioni, Rama: Zero tolerancë për tendat e hekurit. Ndëshkime penale për nënpunësit që kanë firmosur
Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, bëri të ditur se një prej lejeve dhënë ndaj një biznesi është anuluar, ndërsa paralajmëroi se......

Shqipëria në Forbes - Green Coast Hotel, simbol i një riviere që po zbulohet
Prestigjiozja Forbes i ka kushtuar Shqipërisë një artikull të veçantë, duke e cilësuar si “sekretin më të bukur të Mesdheut”, një vend i nënvlerësuar për......

Punësimi i të huajve: Rreth 86 mijë aplikime deri më sot në e-Albania!
Në portalin e qeverisë e-Albania janë regjistruar në total 85,980 aplikime për “leje unike”. Shërbimi elektronik “Aplikim për leje unike” u mundëson......

Vengu: Qendër Rajonale e Emergjencave Civile në Bushat
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ishte sot në Bushat, ku ish-reparti i ndërlidhjes do të rindërtohet tërësisht për t’u shndërruar në Qendrën Rajonale të......

Certifikimi global GAP i produkteve/ AZHBR: Financim 50% i kostove për fermerët!
Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, publikoi listën e 25 përfituesve për Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi 2025, për masën 7: Implementimi dhe......

Ethet e Nilit Perëndimor “mbërrijnë” në Itali - Një rast në kryeqytet dhe dy raste të dyshuara në Latina
Rasti i parë i Etheve të Nilit Perëndimor është konfirmuar në Itali dhe dy raste të tjera të dyshuara po presin ende hetime të mëtejshme. Infeksioni i një......

Ekskluzive/ Cilat janë subjekte në “shënjestër” për faturat? - Binaj: Aksioni do të shtrihet në të gjithë vendin, synohet rritja e sigurisë ushqimore
Administrata tatimore ka nisur një aksion në terren për t’u siguruar që të gjitha produktet bujqësore dhe blegtorale në vend, të blihen me faturë. Në një......