Aeroporti i Tiranës kryeson rajonin/ Rreth 6 milionë pasagjerë në gjashtë muaj

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vijon të shënojë rezultate të larta në trafikun ajror, duke kryesuar aeroportet e rajonit për numrin e pasagjerëve gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale të dhënat, sipas të cilave rreth 6 milionë pasagjerë kanë kaluar nëpër Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës vetëm në gjashtë muajt e parë të këtij viti. Shifra përfaqëson një rritje prej 17% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025.
Rritja e ndjeshme e numrit të udhëtarëve konfirmon trendin pozitiv të trafikut ajror në Shqipëri dhe rolin gjithnjë e më të rëndësishëm të Tiranës si një pikë kryesore lidhëse për udhëtarët në rajon.
Performanca e aeroportit lidhet edhe me rritjen e flukseve turistike drejt Shqipërisë, zgjerimin e destinacioneve ajrore dhe shtimin e numrit të udhëtarëve që zgjedhin Tiranën si destinacion apo si pikë tranziti.
Shifrat e gjashtëmujorit të parë të vitit 2026 e pozicionojnë kështu Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës në një nga nivelet më të larta të aktivitetit në historinë e tij, duke e forcuar më tej pozicionin e Shqipërisë në hartën rajonale të transportit ajror.

Londra nis epokën e robotaksive - Makinat autonome janë të disponueshme, por me shofer sigurie në bord
Londinezët mund të përdorin për herë të parë taksi autonome me qira, pasi automjetet e kompanisë britanike të teknologjisë Wayve janë shtuar në aplikacionin......
Uber shkurton mbi 3 mijë vende pune në mbarë botën - Kompania orienton kursimet drejt robotaksive dhe inovacionit
Uber ka njoftuar shkurtimin e rreth 3,300 vendeve të punës, ose afërsisht 10% të fuqisë së saj punëtore globale, në reduktimin më të madh të stafit që nga......
SHBA, tarifa deri në 100% për dronët kinezë - Masa synon të frenojë varësinë nga Kina dhe të forcojë prodhimin vendas
Tarifat e reja amerikane për dronët dhe disa prej komponentëve të tyre kanë hyrë në fuqi, në një përpjekje të Uashingtonit për të kufizuar varësinë nga......
BE “godet” Airbnb, ja çfarë ndryshon! - Brukseli synon të lehtësojë krizën e strehimit në zonat më problematike
Komisioni Evropian pritet të propozojë rregulla të reja për strehimin, të cilat do t’u japin autoriteteve kombëtare dhe lokale më shumë hapësirë për të......
Abuzime me rrjetet informale të transferimit të parave - Teknologjia po u jep grupeve kriminale mënyra të reja për të fshehur fondet
Keqpërdorimi kriminal i rrjeteve informale të transferimit të parave po shndërrohet në një problem global dhe është në rritje, paralajmëron Task Forca e......
Mbështetja e familjeve kujdestare - Përfshihet shoqëria civile, bashkia përzgjedh dhe mbikqyr
Familjet kujdestare dhe fëmijët në kujdes alternativ do të mund të marrin trajnim, këshillim dhe mbështetje psikosociale edhe nga organizatat e shoqërisë......
Ministri Hoxha takim me Komisioneren Kos: Shqipëria e vendosur për të ruajtur ritmin e negociatave
“Për Shqipërinë, objektivi mbetet i qartë: të ecim përpara me vendosmëri dhe të mbyllim sa më shumë kapituj negociues të jetë e mundur këtë vit, duke......
LIS, aplikacioni për tokën, Salla: Ndihmon fermerët për kontrollin e kostove dhe rritjen e prodhimit
Një aplikacion i quajtur LIS, është vënë në fuksion të fermerëve të vendit. Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, prezantoi në Roskovec......

